Zelensky: Rajoni i Bakhmut është një kështjellë e vërtetë! Rezistenca e ushtarëve na jep kohë për çlirimin nga pushtimi rus

Zelensky: Rajoni i Bakhmut është një kështjellë e vërtetë! Rezistenca e ushtarëve na jep kohë për çlirimin nga pushtimi rus

1675579122_unnamed.jpg

Bakhmut është "një mur i gjallë" që i lejon Ukrainës të fitojë kohë për t'u përgatitur për çlirimin e të gjitha territoreve. 

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin suedez në Kiev. Sipas Zelensky, situata "më e vështirë" në front është afër Bakhmutit, ku luftimet po zhvillohen prej muajsh, por edhe në Vulhedar. 

"Kalaja" Bakhmut vazhdon të rezistojë, "është një mur i gjallë i njerëzve. Ne paguajmë një çmim të lartë për këtë luftë. Por njerëzit tanë nuk dorëzohen, ata e mbrojnë këtë qytet, mbajnë pozicionet e tyre, duke kuptuar se janë një kështjellë që lejon pjesën tjetër të Ukrainës të përgatitet për çlirimin e të gjitha territoreve të saj. Ata qëndrojnë të vendosur, kryejnë misionin e tyre dhe vrasin, që është ndoshta gjëja më e rëndësishme sot, vrasin sa më shumë armiq", tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë