Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, tregojnë se Moska “nuk ka interesim për të përfunduar luftën”.
Zelensky tha se ushtria ruse lëshoi 90 raketa, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë, si dhe bizneset dhe ndërtesat e banimit.
“Kjo është përgjigjja e Rusisë ndaj Indonezisë, Indisë, Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera, që kanë folur për nevojën për t’i dhënë fund luftës. Rusia po i thotë botës se dëshiron të vazhdojë. Tani është koha që bota të përgjigjet”, tha Zelensky përmes një video-adresimi.
Zelensky tha se sulmet kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, përfshirë rajonet e Kievit, Lvivit, Harkivit dhe Zhitomirit.
Ai, po ashtu, tha se më shumë se 70 raketa dhe 10 dronë luftarakë janë rrëzuar nga forcat ukrainase dhe falënderoi të gjithë partnerët, që, siç tha, “ndihmojnë në mbrojtjen e qiellit”.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit. Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim. Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni, vend anëtar i NATO-s, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Këto raporte janë duke u hetuar./REL
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57