![]()
“Përfaqësuesit rusë marrin pjesë në bisedime të gjata, por në realitet janë ‘Kinzhal’-ët dhe ‘Shahed’-ët që flasin për ta. Ky është qëndrimi i vërtetë i Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë. Ata nuk duan t’i japin fund luftës dhe përpiqen të shfrytëzojnë çdo rast për t’i shkaktuar Ukrainës vuajtje edhe më të mëdha.” Kështu shkruan në platformën X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke komentuar sulmet ruse të orëve të fundit.
“Një tjetër sulm rus është ende në zhvillim: që nga nata janë lëshuar pothuajse 500 dronë, një numër i konsiderueshëm dronësh ‘Shahed’ dhe 40 raketa, përfshirë ‘Kinzhal’-ët”, shkruan më tej Zelensky në rrjetet sociale.
Sipas tij, objektivi kryesor ka qenë Kievi, ku janë goditur infrastruktura energjetike dhe civile. “Fatkeqësisht, janë goditur dhe dëmtuar edhe ndërtesa banimi. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një person nën rrënojat e njërës prej tyre”, thekson presidenti ukrainas.
Zelensky shton se në disa zona të kryeqytetit dhe të rajonit përreth mungon energjia elektrike dhe ngrohja, ndërsa zjarret e shkaktuara nga sulmet janë ende duke u shuar.
Lajmi kryesor:
Plani i Trump për paqen në Ukrainë/ Zelensky: SHBA-të ofrojnë garanci sigurie për 15 vjet! Presidenti amerikan: Kemi shanse të mira për zgjidhur konfliktin








