Një përgjim radiofonik tregon trupat e uritura ruse që “zbulojnë se po përfundojnë në kanibalizëm”, shkruan media britanike Express. Pretendimi nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR) lidhet me ushtarët pushtues në rajonin e Zaporizhzhias, shkruan Express.
“Për shkak të mungesës së ushqimit, pushtuesit po mprehin thikat dhe po bëhen gati të hanë shokët e tyre më të rinj,” tha agjencia e spiunazhit.
Një përgjim thuhet se ka regjistruar një rus duke thënë: “Do të hamë njëri-tjetrin, çdo gjë ka marrë fund këtu. Po kërkojmë tashmë për dikë më të ri. I kam mprehur thikat e mia. Nuk më intereson se kë duhet të ther. Thjesht dua të ha. S’më bëhet vonë për askënd tjetër.”
GUR-i deklaroi: “Kanibalizmi po bëhet një praktikë e zakonshme mes ushtarëve rusë. Në qershor të këtij viti, u bë e ditur se një ushtar i Divizionit të 68-të të Këmbësorisë Motorike të Forcave Armatosura Ruse kishte ngrënë ‘shokun’ e tij për dy javë.”
Komente









Keta ma se pari duhet shohin veten sesa te flasin per Rusin sidomos Britaniket qe flasin nga larg por nuk guxojn ne front qe te shohin sesa e dobet eshte Rusia .
PërgjigjuHahaha sa palaco jane ber keta perendimoret nuk lane gje pa shpifur kundra Rusise , deri dje thoshin qe nuk kane arme dhe vjedhi lavatricet per cipat elektronike kurse tani me kete kane arritur fundin nga deshperimi qe Rusia u tregoj vendin ketyre grabitqareve perendimore
Përgjigju