
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për "çmenduri" në përpjekjet e tyre për të kapur qytetin lindor të Bakhmut.
Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte një popullsi prej 70,000 banorësh të paraluftës ka qenë qendra e sulmeve ruse për muaj të tërë. Pavarësisht një përparimi të mundshëm ukrainas në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet e fuqishme vazhduan.
Marrja e qytetit do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.
“Çmenduria e komandantëve rusë është më e dukshme këtu. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata kanë shtyrë njerëzit drejt vdekjes, duke përqendruar sulmet e artilerisë”, u shpreh Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Strategjia e re e mbrojtjes amerikane: Parandalim kundër Rusisë dhe Kinës! Putin: Nuk do të përdorim armë bërthamore








