Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin

Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar të dielën (5 janar) se dëshiron të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të rënë dakord për një plan paqeje përpara çdo negociate me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Intervista u dha në podkastin e amerikanit Lex Friedman, në fund të dhjetorit në Kiev.

Presidenti ukrainas përsëriti pritshmërinë e tij se Donald Trump mund t'i japë fund luftës.

“Tani e shoh që kur flas për diçka me Donald Trump, qoftë personalisht apo në telefon, të gjithë liderët europianë më pyesin ‘si shkoi? Kjo tregon ndikimin e Donald Trump dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me një president amerikan, në përvojën time”, tha Zelensky.

"Kjo të jep besim se ai mund t'i japë fund kësaj lufte ," shtoi ai.

Volodymyr Zelensky ka lavdëruar Donald Trump, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Fitorja e manjatit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar në SHBA ngriti dyshime për mbështetjen e ardhshme të Uashingtonit për Kievin, me Trump që premtoi t'i jepte fund luftës në Ukrainë "brenda 24 orëve".

Për Volodymyr Zelensky, pretendimi i Trump ishte "jo vetëm fjalë", duke theksuar se populli ukrainas po mbështet te presidenti i ardhshëm i SHBA-së për të detyruar Rusinë të pajtohet për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Unë me të vërtetë mbështetem tek ai dhe mendoj se njerëzit tanë besojnë vërtet tek ai”, tha presidenti ukrainas.

"Ai ka fuqi të mjaftueshme për të ushtruar presion mbi (Presidentin rus) Putin," theksoi ai.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional

Ish-presidenti Topi në Report Tv: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e 21 janarit, SPAK i vetmi institucion funksional