
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij gjatë samitit të liderëve europianë në Spanjë tha se "Rusia ka plagosur Moldavinë, dhe është përpjekur të destabilizojë Gjeorgjinë dhe të shkatërrojë Ukrainën”.
Zelensky u tha udhëheqësve se ai është tek mbështetja e SHBA-së pavarësisht stuhive politike dhe shton se Europa duhet të jetë gati.
Ai tha se Presdienti rus, Vladimir Putin, nuk duhet të lejohet të forcojë ushtrinë e tij ose përndryshe Rusia mund të sulmojë përtej Ukrainës deri në vitin 2028, raporton The Guardian.
“Të dashur kolegë, falë Ukrainës ushtarët tuaj nuk po luftojnë kundër Rusisë. Jam i sigurt se asnjëri prej jush nuk dëshiron të zbulojë se si do të jetë nëse NATO duhet të mbrojë njërin prej jush", tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin: Testuam me sukses raketën me energji bërthamore! Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, 51 viktima










