Me një dekret të Posaçëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha kryeministrit Edi Rama “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë”.
“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohje pa kufi për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, shkruhet në njoftimin e presidencës ukrainase, ndërsa motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Menjëherë pas luftës, kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetje të pakursyer ndaj popullit ukrainas, duke ofruar 1 milion euro në konferencën e donatorëve. Më 15 qershor të vitit të kaluar, Rama vizitoi Kievin, ku u takua me homologun e tij, presidentin Zelensky e liderë të tjerë, duke ia shprehur edhe mbështetjen për rrugën drejt BE-së.
Nga ana tjetër, mirënjohjen për Shqipërinë dhe personalisht për kryeministrin Rama, Zelensky e përcolli nëpërmjet një videomesazhi në kuvendin e Shqipërisë më 3 maj 2022.
Së fundmi, presidenti ukrainas vendos t’i japë kreut të qeverisë titullin e lartë, me të cilin është vlerësuar edhe princi i kurorës i mberetërisë së Arabisë Saudite Muhammad bin Salman dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023
Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës
Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:
Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë
RAMA Edi - Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
Faleminderit zotit Zelensky dhe popullit te Ukraines per respketin e vecant per popullin shqiptar dhe zotit Rama!
Përgjigju