Zeman: Tramezzanit i mungon
përvoja, ka shumë për të mësua

Zeman: Tramezzanit i mungon<br />përvoja, ka shumë për të mësua
Trajneri i njohur çek, Zdenek Zeman, ka folur në një intervistë për Paolo Tramezzanin, ish zëvendës trajnerin e Shqipërisë, që do të marrë drejtimin e skuadrës së Luganos.

Zeman, i cili shpëtoi ekipin zviceran nga rënia në kategorinë e dytë sezonin e kaluar, është shprehur se Tramezzani ka shumë për të mësuar në lidhje me drejtimin e një skuadre futbolli.

Paolon e njoh vetëm si lojtarë, ndërsa si trajner nuk ka treguar ndonjë aftësi. Ka qenë zëvendës trajneri i Shqipërisë dhe kjo është shumë pak për të gjykuar”, është shprehur për mediat italiane Zeman.

Ndërkohë kur është pyetur se çfarë gabimi nuk duhet të bëjë trajneri i ri i Luganos për të patur sukses, çeku i është përgjigjur shumë shkurt. “I mungon përvoja  dhe duke pasur postin e zëvendës trajnerit, nuk e ka marrë atë te Shqipëria”.

Zeman shtoi gjithashtu se nëse Tramezzani dëshiron të ketë sukses me Luganon, atëherë duhet të fillojë të mësojë shpejt zanatin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene