Zemërimi i myslimanëve ‘detyron’ Danimarkën të miratojë projketligjin për islamofobët! Burg deri në 2 vite për përdhosjen dhe djegien e objekteve fetare

Zemërimi i myslimanëve ‘detyron’ Danimarkën të miratojë projketligjin për islamofobët! Burg deri në 2 vite për përdhosjen dhe djegien e objekteve fetare

Djegia e Kuranit

Demostratat, zemërimi dhe “kërcënimet” e kombeve me shumicë myslimane, duket se nuk po ndal planet e islamofobëve në Danimarkë për të djegur librin e shenjtë, Kuranin.

Qeveria e Danimarkës bëri të ditur se do të ndalojë djegien e Kuranit nga grupet kundër islamit, pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane.

Për pos ndalimeve dhe kufizimeve, djegia e Kuranit po bëhet një problem në rritje në Danimarkë,

Ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard tha se së shpejti do ta miratohet një projektligj që do ta ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar.

Hummelgaard tha se djegia e Kuranit është një akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës që dëmton Danimarkën dhe interesat e saj.

Legjislacioni i ri do të përfshihet në kapitullin e 12-të të Kodit Penal të Danimarkës, që përfshin edhe sigurinë kombëtare.

Hummelgaard tha se siguria kombëtare ishte motivimi kryesor që shtyu qeverinë daneze drejt përgatitjes së këtij projektligji.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë duarkryq ndërkohë që disa individë bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”, u shpreh ai.

Legjislacioni do të zbatohet edhe për përdhosjet e Biblës, Torës ose, për shembull, kryqit.Ata që shkelin ligjin rrezikojnë të dënohet me gjobë dhe deri në dy vjet burgim.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike – Danimarkës dhe Suedisë, për t’i ndaluar veprimet e tilla.

Pse pikërisht në Danimarkë?

Danimarka ka një koncept të gjerë të lirisë së mendimit, shpjegon Ecold, ndaj veprime të tilla si djegia e librit të shenjtë kryhen atje. Vendet e tjera janë më kufizuese. Veprime të tilla aty mund të cilësohen si "nxitje e popullit”. Por Kushtetuta suedeze shprehimisht thotë se kritika ndaj fesë është e lejuar. Për më tepër, në Suedi, deri më tani nuk ka asnjë gjykim që do ta cilësonte djegien e Kuranit apo ndonjë libri tjetër të shenjtë si "nxitje të popullit".

Në vitin 2005, në Danimarkë shpërtheu një skandal me karikaturat e Muhamedit që u botuan në të përditshmen daneze më të përhapur "Jilandsposten". Kjo shkaktoi protesta nga myslimanët në mbarë botën.

Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet e Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t'i ndalonin këto akte.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve