TIRANE - Dy muaj nga arrestimi për akuzën e korrupsionit ish prokurori i Krujës Haxhi Giu sëmuret nga zemra dhe kërkon lirimin në gjykatë. Ndërsa për tu shprehur mbi këtë kërkesë gjyqtari Idriz Mulkurti vendosi që më parë të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore për situatën shëndetësore të prokurorit nën hetim.

...
Problemet shëndetësore janë bërë shpesh shkak që persona në paraburgim të lënë qelinë dhe të hetohen në gjendje të lirë. I tillë është edhe rasti i prokurorit të Kavajës Haxhi Giu të arrestuar për korrupsion. Prokurori ka lënë qelinë e paraburgimit prej me shume se nje jave dhe është shtruar në spitalin e burgut për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi thotë se i janë shfaqur probleme me zemrën.

Në këto kushte avokati i tij Neshat Fana nuk ka ngurruar t'i kërkojë Gjykatës së Apelit revokimin e masës së sigurisë "arrest me burg" që kanë vendosur Krimet e Rënda. 

Me dyshimin se mund të bëhet fjalë për ndonjë "truk" për të fituar lirinë, gjykata ka kërkuar që vendimin për kërkesën  e avokatit ta marrë pasi të ketë në dorë një ekspertizë që të vërtetojë problemet kardiake që pretendon prokurori. 

Haxhi Giu u arrestua me 2 dhjetor 2015 për mitmarrje, pasi dyshohet se ka marrë 29 mijë eruo për të ndryshuar akuzen e një të arrestuari. 

Vetë Giu e ka mohuar akuzën ndërsa si provë prokuroria ka përdorur pamje filmike në një exchange duke tërhequr para që implikojnë Haxhi Giun me vëllezërit e të pandehurit që hetohej prej tij.

 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)