Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo e ka surprizuar moderatorin e njohur Jimmy Kimmel duke i hyrë fshehurazi në shtrat.
Kimmel është një ndër prezantuesit më të famshëm amerikanë dhe në emisionin e tij “Jimmy Kimmel Live” vajza të famshme si Rihanna, Britney Spears dhe Miley Cyrus e kanë surprizuar duke i hyrë në shtrat.
Këtë gjë ka bërë edhe Lipa. Me ndihmën e stafit të emisionit dhe bashkëshortes së Jimmy- t, këngëtarja shqiptare hyri fshehurazi në shtratin e Jimmyt. “Zemra po më rreh aq fort,” dëgjohet Dua duke thënë teksa futet në dhomë. Ndiqeni në videon e mëposhtme: