TIRANE - Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, tregon se autoritetet greke kishin kërkuar që në vitin 2004 nisjen e bisedimeve për ndarjen e shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, por qeveria e Nanos nuk pranoi.

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi deri në fund të vitit 2006, Zeneli, rrëfen marrëdhëniet e mëparshme dhe të tanishme mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria me Greqinë i ka marrëdhëniet shumë të fjetura”, kjo ka qenë edhe pikëpyetja që të lind në kokë nëse ka marrëveshje për delimitimin e kufirit apo jo, kur këtë e thotë një ish ambasador që i njeh shumë mire marrëdhëniet mes dy shteteve.

Zeneli i ka cilësuar marrëdhënit mes shteteve si të ftohta, ndaj sipas tij duhet të fillohet të krijohet besimi mes tyre.
LEXONI INTERVISTEN E PLOTE