Zeneli në Report Tv: Aksioni jonë përtej rekomandimeve të OSBE! Nëse nuk preket sistemi, pakti PD-PS-LSI flluskë sapuni

Deputeti i opozitës së re Alban Zeneli ka deklaruar në studion e emisionit Repolitix kërkesat e grupit të tij parlamentar shkojnë përtej rekomandimeve të OSBE-së.

"Duhet të jenë 84 vota për Kodin Zgjedhore dhe 94 vota për ndryshime kushtetuese. Duhet të kemi një reformë zgjedhore të thellë. Aksioni jonë shkon përtej rekomandimeve të OSBE. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit, sepse ky sistem ka prodhuar këtë lloj kriza. Unë dhe shumë kolegë të mi kemi dalë nga ky sistem. Por ky sistem ka prodhuar këtë lloj krize politike. Nëse kjo tryezë prodhon vetëm ato që po diskuton është një flluksë sapuni. Unë e shoh pozitive uljen e opozitës në atë tryezë. Por çfarë ndryshoi që u ulën në atë tryezë? Asgjë!", shkruan Zeneli.


Lajmi kryesor:

Alban Zeneli në Repolitix: Aksioni jonë përtej rekomandimeve të OSBE! Nëse nuk preket sistemi nuk e votojmë draftin për 'Zgjedhoren'


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit