Alban Zeneli në Repolitix: Aksioni jonë përtej rekomandimeve të OSBE! Nëse nuk preket sistemi nuk e votojmë draftin për 'Zgjedhoren'

TIRANE- Grupi Parlamentar Demokrat, përfaqësuesja e së cilës është një nga 'kolonat' e tryezës së sotme për Reformën Zgjedhore e cila bëri bashkë për herë të parë pas kaq muajsh PD-PS-LSI, nuk do ta votojë këtë reformë nëse nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

Kjo ka qenë deklarata e deputetit të këtij grupi parlamentar, Alban Zeneli në studion e emisionit Repoltix me gazetarin Denis Minga. Ai tha se aksioni i tyre opozitar shkon përtej rekomandimeve të OSBE-së (ku nuk përfshihet ndryshimi i sistemit), ndërsa shtoi se nëse nuk do të bëhet ky ndryshim marrëveshja e sotme është një flluksë sapuni. Zeneli theksoi se ky nuk është një qëndrim i tij, por edhe i kryetares, Rudina Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Zeneli: Grupi Parlamentar Demokrat nuk e voton draftin për 'Zgjedhoren' nëse përmban vetëm rekomandimet e OSBE!

1579032417_albanzeneli.jpg

Deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli ka deklaruar se grupi parlamentar demokrat nëse në draftin e fundit do të jenë vetëm rekomandimet e OSBE-së. Ai tha se për këtë ka marrë edhe pëlqimin e kryetares së grupit të tij parlamentar, Rudina Hajdari.

"Hajdari ka thënë se nuk do të firmosim nëse janë vetëm rekomandimet e OSBE. Nëse është puna për të votuar vetëm rekomandimet e OSBE ne nuk e firmosim", u shpreh Zeneli.

Ora 21:59
Pyetja e analistit 'ngacmon' deputetin e dalë nga listat e PD: 'Sulltani Basha' do bëjë amnisti gjenerale, ju jeni shpëtimi i tij

Një deklaratë e analistit Shpëtim Nazarko në studion e emisionit Repolitix ka ngacmuar deputetin e opozitës së re të dalë nga listat e Partisë Demokratike. Ai tha se Basha do kërkojë të falë deputetët që u futën në Kuvend pas djegies së mandateve, pasi janë ata që e kanë shpëtuar. Zeneli ka deklaruar se misioni i deputetëve që u futën në Kuvend ishte Reforma Zgjedhore, por megjithatë nuk e mohoi pranimin e kësaj oferte.

Nazarko: Unë mendoj se sulltani do bëjë një amnisti gjenerale. Një pjesë e juaja do të futet prapë, sepse Basha e ka të qartë se nuk ka arsye pse t'iu shpallë tradhtarë ju, sepse ju jeni shpëtimi tij. Ju i keni bërë nder të madh Shqipërisë.

Zeneli: Unë kam hyrë në parlament me atë që tha Nazarko, për t'i bërë një shërbim vendit. Aksioni jonë opozitar lidhet vetëm me Reformën Zgjedhore.

Ora 21:46
Zeneli në Report Tv: Aksioni jonë përtej rekomandimeve të OSBE! Nëse nuk preket sistemi, pakti PD-PS-LSI flluskë sapuni

Deputeti i opozitës së re Alban Zeneli ka deklaruar në studion e emisionit Repolitix kërkesat e grupit të tij parlamentar shkojnë përtej rekomandimeve të OSBE-së.

"Duhet të jenë 84 vota për Kodin Zgjedhore dhe 94 vota për ndryshime kushtetuese. Duhet të kemi një reformë zgjedhore të thellë. Aksioni jonë shkon përtej rekomandimeve të OSBE. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit, sepse ky sistem ka prodhuar këtë lloj kriza. Unë dhe shumë kolegë të mi kemi dalë nga ky sistem. Por ky sistem ka prodhuar këtë lloj krize politike. Nëse kjo tryezë prodhon vetëm ato që po diskuton është një flluksë sapuni. Unë e shoh pozitive uljen e opozitës në atë tryezë. Por çfarë ndryshoi që u ulën në atë tryezë? Asgjë!", shkruan Zeneli.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejteisa: 15/01/2020 10:33

    Tradhtar.Pd te beri me lek e ti e shite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK