5 deputetë të opozitës së re propozime komisionit për reformën zgjedhore (VIDEO)

5 deputetë të opozitës së re parlamentare kanë bërë propozimet e tyre për reformën zgjedhore, të cilat do t'i dorëzojnë në komisionin e posaçëm parlamentar për këtë proces.

 Ndërkohë në një prononcim për Report Tv, Alban Zeneli ka thënë se drafti është diskutuar me të gjithë deputetët e opozitës parlamentare. Ai ka shtuar se kanë edhe mbështetjen e Rudina Hajdarit.

"Është në të drejtën e PD nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë Reformë. Ne si opozitë parlamentare mundohemi të japim kontributin tonë. Ajo që kërkojnë shqiptarët të ndryshojnë. Ndryshimin e draftit zgjedhor. Jemi konsultuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve. Kristaq Kume për shembull. Kemi vendosur ti propozojmë komisioni një draft për listat e hapura, proporcional. Kanë firmosur 5 deputetë.  Jemi konsultuar. Edhe me kryetaren. Por Hajdari është e gatshme që të mbështes edhe propozimin tonë. Jemi dakord me ndryshimin e sistemit i kemi bërë të dyja edhe në thelb edhe në përmbajtje. Jemi për lista të hapura për të hequr monopolin e PD e të PS." tha Zeneli

Me poshte, propozimet e plota te 6 deputeteve te opozites se re

Pas shumë konsultimesh me qytetare dhe specialiste të fushës sot kemi hartuar një draft që do tja paraqesim komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.
Drafti që kemi hartuar synon ti ktheje qytetarit të drejtën për të zgjedhur ligjvënësin e vet. I jep përfaqesi zonës nga vjen ligjvënësi, ofron  mundësi të përfaqësohen të gjithë qytetarët. Personalisht mendoj se ky është një sistem i mirë pasi listat e hapura do sjellin një garë mes kandidatëve dhe jo thjesht mes partive.
PRANDAJ FTOJ LIDERIT E MËDHENJ QË TË PROVOJMË VETEN NË ELEKTORAT!

Duke vlerësuar se sovraniteti i popullit realizohet vetëm kur demokracia përfaqesuese dhe demokracia e drejteperdrejte janë funksionale. 

Duke i konsideruar dhe pranuar proçeset zgjedhore të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike si proçese mbi të cilët dhe nëpërmjet të cilëve arrihet të ndërtohet dhe të zhvillohen bazat  e qeverisjes demokratike në shoqërinë tone.

Duke vlerësuar se legjislacioni aktual zgjedhor së bashku me sjelljen dhe vullnetin e pamjaftueshëm, për zbatimin e tij nga institucionet dhe partitë politike kanë patur si pasojë përballjen e shoqërisë tonë me efekte sinergjike negative, që kanë shkaktuar kriza të përsëritura. 

Duke vleresuar se kusht i nevojshëm për realizimin e demokracisë funksionale është hartimi dhe zbatimi i një legjislacioni në të cilin të jenë të materializuara parimet dhe standartet e gjithëpranuara që garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut 

Duke vleresuar se në legjislacionin zgjedhor duhet të pasqyrohen dhe të respektohen;
     - kushtet konkrete në të cilat zhvillohet shoqëria e jonë, 
     - përvojat e krijuara nga ne, në përpjekjet për ndertimin e shtetit të të drejtës dhe shtetin ligjor,
     - kultura aktuale  demokratike, traditat dhe sjellja e shoqerisë tone ndaj demokracise perfaqesuese
     - niveli i zhvillimit ekonomik e social i vendit dhe trendi i tyre.

Duke vlerësuar se kur qëndrimet, vendimet dhe veprimet e institucioneve dhe partive politike kushtëzohen vetëm nga objektivat politik të lidhura me luften për pushtet, efektet e tyre mbartin me vehte rrezikun për devijimin e shoqerise nga shinat e demokracisë funksionale.

Duke vlerësuar se reforma legjislative zgjedhore për garantimin e demokracisë funksionale, krahas dhe bashkë me reformen në pushtetin gjyqesor, si dhe angazhimi mbarëshoqëror dhe institucional për zbatimin e tyre, janë të domosdoshme për të realizuar objektivën tonë për çeljen e negociatave për antarësim ne BE.  

Të bindur se një ndër faktorët kryesor qe gjeneron problematikat me te cilat perballet qeverisja e vendit dhe e shoqerise tone është Sistemi zgjedhor sipas te cilit dhe në zbatim të të cilit zhvillohen zgjedhjet  per Kuvendin e Shqipërisë 

Të bindur se koha për të ndryshuar Sistemin zgjedhor. është tani.

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij dokumenti 

                                                                    Propozojmë:

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të:
Sistemit propocional rajonale, të korrektuar me listë kombëtar dhe lista të hapura

     -Kuvendi te perbehet nga 140 deputete.
     -Per efekt te zbatimit te ketij sistemi zgjedhjet te zhvillohen, me cikel të mbyllur, ne 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve. 
     -Në 12 njësitë zgjedhore do te zgjidhen gjithsejt 100 deputete. Numri i mandateve qe pԯr çdo njesi zgjedhore te llogaritet duke perdorur si kriter numrin e shtetsasve te rregjistruar ne listën e zgjedhesve ne njesine zgjedhore perkatese.
       -Lista korrektuese kombetare do te kete 40 mandate. Nga lista korrektuese kombetare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.
      -40 mandatet e listës korrektuese kombetare ndahen:
                 10 mandate ndahen midis dy partive te para, qe kane fituar me shume vota ne rang vendi
                  30 mandate ndahen midis partive te tjera qe kalojne pragun 2.5%
Ndarja e mandateve behet ne perputhje me perqindjen e votave te fituara nga subjektet zgjedhore perkatese.  Mbetjet pas presjes dhjetore kalon ne favor te partise me numer me te madh te votave te fituara. 
        -Votimi do te behet me dy flete  votimi
                Fleta e votimit per njesine zgjedhore (qarkun)
                Fleta e votimit per listën korrektuese kombetare
        -Votimi do behet me lista te hapura. 
                Çdo zgjedhes do te kete te drejten te shpreh preferencen e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës se subjektit zgjedhore per te cilin voton.
         -Në listën e votimit per njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare, subjekti mund të vendos edhe kandidate të njëjtë

Zbatim i propozimit 
Për ndryshimin e sistemit aktual per te kaluar në Sistemin propocional rajonal, të korrektuar me listë kombëtare dhe me lista të hapura
janë të mundshme dy rrugë:

   1. Pa ndërhyrje në Kushtetutë
Per kete është e nevojshme te pranohet që njesia zgjedhore e trembedhjete, ku do te votohet per listën korrektuese kombetare, është i gjithe territori i vendit, si njesia administrative “Zero”.

Zbatimi i votimit me listë te hapur, qe ka si pasoje rirenditjen e kandidateve ne listën e subjektit, veprim qe mund te konsiderohet se bie ndesh me dispoziten 68 , pika 1.te Kushtetutes, mund te mbështetet ne argumentin e preçedentit te krijuar per rastin e shperndarjes se mandateve prej KQZ-se, kur krijohen vakanca, me objektiv respektimin e balances gjinore. 

2. Me ndërhyrje në Kushtetutë
Neni 64 ndryshon
1.  Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem propocional, me listë korrektuese kombëtare.
2. 100 deputet zgjidhen ne zona zgjedhore shumemërore. Zonat zgjedhore shumemërore perputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial
3.  40 deputetë zgjidhen nga Lista korrektuese kombëtare

4. Zgjedhesi shpreh preferencën e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës shumemerore te subjektit perkates ne njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare

4. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional me listë korrektuese kombetare, përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Neni 68
Pika 1 ndryshon: 
   1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore dhe në listën korrektuese kombetare nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Listë korrektuese kombetare mun dte paraqesin partite politike ose koalicione zgjedhore qe kane paraqitur listë  shumemërore në të 12 njesite zgjedhore.  Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Kandidatë te listave shuemerore mund te jene edhe kandidate ne Listën korrektuese kombetare. Shperndarja e mandateve per kandidatet per deputete behet pas rirenditjes, në përputhje me votat e fituara prej tyre, si pasoje e preferencave të zgjedhesve. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Argumentim
Zgjedhje demokratike dhe zhvillimi i tyre në perputhje me standartet e trashegimise zgjedhore europiane, angazhimet e OSBE-se dhe Kodin e Praktikave te Mira në Çështjet Zgjedhore te Komisionit te Venecies, janë një nga kriteret thelbesor të demokracisë. Per realizimin e tyre është e domosdoshme që sistemi elektoral të sigurojë përfaqësim sa më proporcional e cilësor te vullentit te zgjedhesve, stabilitet qeverisës dhe hapësira më të mëdha dhe efektive për  konkurencen e ideve eprogrameve dhe garen  midis subjekteve dhe kandidateve.  Një sistem zgjedhor që mbeshtet dhe mundeson përfaqësim qytetar dhe stabilitetin e mazhorancave qeverisës eshte pikesynimi dhe objektivi qe duhet te kete shoqeria përherë. Në veçanti perpjekjet per te realizuar te tille objektiva jane te domosdoshme te bëhen nga shoqerite qe nuk kane pervojat, kulturen dhe kapacitete te zhvilluara per organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve qe plotesojne standartet me te larta demokratike. Ky eshte edhe rasti i vendit tone. 
 Në Shqipëri gjate periudhes se 1991-2017 zgjedhjet per Kuvendin jane zhvilluar duke zbatuar sisteme zgjedhor të ndryshëm:  
1991 - sistem mazhoritar me shumicë absolute;
1992 - sistem i përzier, 100 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 40 mandate me listë kombetare propocionale
1996 - sistem i përzier, 115 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 25 mandate listë kombetare (propocional) 
1997 - sistem i përzier, 115 zona njëemrore (mazhoritar) me 2 raunde dhe 40 mandate listë kombetare (propocional); 
2001 - sistem i përzier, 100 zona në mazhoritar me 2 raunde dhe 40 mandate në proporcional kombëtar; 
2005 - sistem i përzier, 100 zona në mazhoritar me 1 raund dhe 40 mandate në proporcional kombëtar; 
2009 - 2013-2017 - sistem proporcional rajonal, me 12 zona zgjedhore,  40 mandate. 
Ndryshimi i vazhdueshëm i sistemeve zgjedhore nuk ka patur si efekt rritjen e standardeve të përfaqësimit, garantimin e llogaridhënies nga parlamenti dhe as stabilitet qeverisës. Ne te gjithe rastet  ndryshimet e sistemit zgjedhor nuk jane bere duke u mbeshtetur ne analiza te thella dhe shkencore per efektet qe sistemi ka dhene, per problemet qe kane rezultuar nga zbatimi i tij. Ndryshimi i sistemit eshte bere vetem duke synuar qe, nepermjet tij, partite politike, qe e kane patur te mundur ndryshimin, PS e PD, te arrinin te maksimizonin realizimin e objektivave te tyre politik dhe elektoral.  
Sistemi zgjedhor aktual, propocional rajonal dhe menyra se si jane pasqyruar ne Kodin zgjedhor, kerkesat dhe veçoritë e tij, jane nder faktoret dhe shkaqet kryesore qe kane sjell si pasoje shmangien e ndjeshme te vendit dhe shoqërise tone nga kerkesat dhe kushtet qe duhet te plotesohen qe demokracia te jete funksionale.
Nder problemet me kryesore qe ka gjeneruar kuadri legjislativ aktual per zgjedhjet, te cilet e bëjnë te domosdoshme ndryshimin e sistemit veçojme dy prej tyre, si nder më të rëndësishmit:

1. Shmangia nga standarti demokratik sipas te cilit  vota e çdo zgjedhesi duhet te jete e barabarte ne fuqinë e saj per t`u konvertuar në mandat deputeti.
 Kjo rrjedh prej faktit se, në Kodin zgjedhor jane percaktuar 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve. Sipas Kodit, numri i mandateve per te cilët do te garohet ne cdo njesi zgjedhore percaktohet duke u nisur nga numeri i shtetasve te rregjistruar ne Rregjistrin Kombetar te Shtetasve, ne rajonin perkates.  Pasoje e kesaj eshte fakti se numri i votave qe duhet te fitoje nje subjekt politik per te patur nje mandate ne Kuvend ndryshon ndjeshme nga njeri rajon ne tjetrin. Vota ne rajone te ndryshme ka fuqi te ndryshme ne konvertimin e saj ne mandat deputeti. 
Veç kësaj, formulat e fiksuara ne Kodin zgjedhor per ndarjen e mandateve ne njesine zgjedhore midis subjekteve zgjedhore,  bejne qe fuqia e votes, e dhene per nje parti politike, per t`u shnderuar ne mandat deputeti, ndryshon ne vartesi te faktit ne se partia eshte apo jo pjestare e nje koalicioni parazgjedhor. 
Ndarja ne 12 njesi zgjedhore ka favorizuar partite kryesore. Votat e partive qe nuk arrijnë te kalojne pragun natyror, qe percaktohet nga numri i mandateve ne njesine zgjedhore perkatese, si rregull shkojne ne favor te partive te medha. Zgjedhesite e ktyre partive poltike nuk arrijne te kene perfaqesues te tyre ne Kuvend.

2. Zgjedhesit nuk zgjedhin direkt perfaqesuesit e tyre. Ne nje pjese te madhe te rasteve, kandidatet e marrin mandatin e deputetit si rrjedhoje  e vendimmarrjes se lidershipit te partise
Kodi zgjedhor i jep mundesi zgjedhesit te votoje vetem per subjektin politik qe desheron.  Perfituesi i mandatit percaktohet nga vendi qe ka kandidati ne listën shumemërore te subjektit, vend i cili percaktohet nga lidershipi i parties.  

Sistemi zgjedhor qe ne propozojne vlerësojmë se i ka te gjitha mundesite per te zvogluar ne menyre te ndjeshme efektet negative qe kane sjell per demokracine dhe në zbatimin e parimit themelor kushtetues, sipas te cilit “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit” dhe “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”, legjislacioni aktual zgjedhor. 

Ne jemi te vetdijshem se ndryshimi qe mund dhe duhet te behet ne Sistemin zgjedhor nuk arrin t`i zgjidh plotesisht problemet, situatat dhe sfidat me te cilat perballet demokracia ne vendi tone. Bashke me të dhe po kaq e rendesishme eshte ndërhyrja dhe ndryshimet qe duhet te behen në ligjin për partitë politike, per financimin elektoral te tyre, për demokratizimin e brendshem te tyre, shmangien e konfliktit të interesit dhe heqjen e monopolit të partive mbi procesin e administrimit zgjedhor. 

Deputetët

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja