Zeng Yi: Ja jeta e njerëzve të
padukshëm, i gjen kudo në botë 
 

Zeng Yi: Ja jeta e njerëzve të<br />padukshëm, i gjen kudo në botë <br /> 
Fotografi kinez me famë botërore Zeng Yi  ka çelur në Tiranë ekspozitën “Homeland” me 40 foto bardh e zi. Fotot kanë në fokus jetën e përditshme të të moshuarve dhe atyre pak njerëzve që kanë mbetur në provincat kineze. Të rinjtë kanë emigruar,të vjetrit s’ndahen nga fshatrat e tyre.

Emigracioni është temë e ditës në mbarë botën, e këto foto janë pëlqyer që nga Kina në Amerikë e Europë, ku ka ekspozuar Zeng Yi. Por, fotografia pa ngjyra e artistit kinez, sipas kuratorit Alfred Mirashi flet më tepër se realiteti që ka në fokus.
 
 
Sot gjatë ekspozitës Zeng Yi është takuar edhe me artistë të njohur shqiptarë, me aktorin Mirush Kabashi, skulptorin Muntaz Dhrami, etj. Jo pak interes ka treguar për ekspozitën e Zeng Yi edhe ambasadori i Gjermanisë Hellmut Offman.
 
 
Fotografitë e Zeng Yi i kapërcejnë kornizat e imazheve, ato janë tejet artistike. Në vështrim të parë shihet jeta e padukshme e Kinës që po zhvillohet dhe modernizohet.  
 Nuk dua të keqkuptohen me temën e varfërisë. Këtu shprehet lumturia dhe trishtimi i njerëzve që janë të padukshëm, jo vetëm në Kinë por në gjithë botën, thotë Zeng Yi.

Artisti ka të drejtë. Këto fytyra kanë shumë dritë dhe shpresë. Ekspozita “Homeland” e Zeng Yi  do të qëndrojë e çelur në Muzeun Historik Kombëtar nga 22 Maj-22 Qershor. 

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave