Zeqiri ikën nga Vlora për Kukësin

Zeqiri ikën nga Vlora për Kukësin
Rrufe në qiell të hapur për ekipin e Flamurtarit. Hair Zeqiri nuk do të jetë më lojtar i kuqezinjve, pasi ka kërkuar largimin nga Vlora. Zeqiri, një nga shtylla e ekipit ka deklaruar se largohet nga Flamurtari për arsye personale duke vazhduar te Kukësi. Flamurtari pavarësisht eliminimit nga Europa dhe largimit të Zeqirit nuk e ka ulur ritmin për afrimet, në radarin e kuqezinjve është dhe kosovari me origjinë nga Peja, Shkodran Metaj, i cili sezonin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Kategorisë së Dytë në Holandë, Emmen.

Pretendentët
Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu këtë edicion është me format Championsi, pasi ka arritur të bindë për të qëndruar mbrojtësin Vangjeli, por edhe Osmanin, Lilajn dhe Orelesin së janë shtylla e mesit të fushës me Shkëmbin. Megjithatë në ditët në vijim Presidenti Take ka premtuar edhe një lëvizje të fuqishme në repartin e sulmit për të mbushur plotësisht boshllëqet nga largimi i Pejic. Tirana nuk ndalet këtë edicion në merkato, pas afrimit të mbrojtësit të kombëtares Debatik Curri, 24 herë kampionët e vendit kanë afruar edhe një tjetër lojtar të prapavijës, Endrit Idrizaj. 21 vjeçari u përfol se mund të kalonte te Kukësi, por pas Bylisit zgjodhi që të vazhdonte karrierën me bardheblutë.

Me Idrizajn, Gugash Managi ka blinduar mbrojtjen duke kompeltuar përfundimisht ekipin për edicionin e ri, të paktën sipas asaj që ka deklaruar ai. Kukësi është pa trajner, por kjo nuk e ka penguar për të afruar, Edon Hasanin. Hasani, në karrierën e tij ka luajtur dhe në Bullgari dhe Rumani dhe pse nuk ka gjetur shumë hapësira. Partizani pas largimit të Zhdrellës rifutet në merkato për të gjetur  një zëvndësues edhe pse trajneri Shpëtim Duro deklaroi se pozicionin e tij do ta mbulojë më së miri Nexhipi.

Megjithatë Gaz Demi është gati që të sakrifikojë edhe për një tjetër mesfushor për të blindur ekipin me më shumë tifozë në Shqipëri. Ndërsa Vllaznia është një kantier i hapur ku vijnë dhe ikin nga dita në ditë shumë futbollistë. Të fundit që i janë bashkuar trajnerit italian në provë janë Sadin Smajovic nga Serbia dhe Danillo Rexhenovic nga Mali i Zi.

Ndërsa nga tregu shqiptar drejt Shkodrës ka udhëtuar mbrojtësi lushnjar Erion Xhafa. Teuta vazhdon që të bashkohet te të rinjtë me sulmuesin veteran Memelli në udhëheqje të grupit. Ndërsa Elbasani me Lushnjen nga afrimet e bëra duke se nuk kanë shumë pretendime për këtë edicion, pasi verdheblutë vazhdojnë që të notojnë në ujëra të turbullta, ndërsa Apolonia të vetmen blerje të spikatur që ka bërë është sulmuesi Mikel Canka, pak për mbijetesën.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit