Zërat lirikë në operën 'Cosi Fan
Tutte', një sukses i merituar në TKOB 

Zërat lirikë në operën 'Cosi Fan<br />Tutte', një sukses i merituar në TKOB 
Opera "Cosi fan tutte" është ringjitur mbrëmë në skenën e Teatrit Operës dhe Baletit duke lënë pas shijen e suksesit. Ajo ka ardhur në skenë me të njëjtin interpretim dinamik si në premierën e shkurtit. E risjellë në skenë pas tetë vitesh nga regjisori Nikolin Gurakuqi, kjo opera e cilësuar si kryevepra e Moxartit, pritet të rishfaqet edhe në datat 23 dhe 25 qershor. 

Mbrëmë në teatrin e operës dhe baletit publiku ka ndjekur me kënaqësi vibrimet e bukura të zërave lirikë si Etleva Golemi, Vikena Kamenica, Armand Likaj, etj. 

Edhe pse shfaqja e parë e kësaj vepre daton që nga viti 1790 në Tetarin e Vjenës, ku ka interpretime tw bukura ajo vazhdon tw pëlqehet edhe në mijëvjeçarin e tretë. 

Karakteri i lojës, i mizaskenave, të gjitha janë pështatur bukur me interpretimet e artistëve në pozicione të vështira, herë duke ikur me vrap, herë duke qëndruar shtrirë, etj. 

Magjia e muzikës së Moxartit, fabula intriguese kur bashkohet me një aktrim interesant siç po ndodh me këta artistë, e justifikon edhe një skenografi moderne me figura gjeometrike.

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute

opera cosi fan tute


 Foto të tjera 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve

Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve