Zëri i Amërikës mbush 70 vjeç
Urime nga Obama e Berisha

Zëri i Amërikës mbush 70 vjeç<br />Urime nga Obama e Berisha
NEW YORK - Duket e vështirë të besohet por Zëri i Amerikës mbushi 70 vjet nga themelimi. Aktualisht kjo media transmeton në 43 gjuhë. Janë 1 200 punonjës të cilër sigurojnë përcjelljen e informacionit në gjuhë të ndryshme të botës, mes të cilave edhe në gjuhën shqipe. Seksioni shqip i Zërit të Amerikës, ka funksionuar që prej fillimit të viteve duke qenë jo vetëm një burim informacioni, por edhe duke ndikuar në zhvillimet e politikës dhe aktualitetit në vend. Korrespondentët e VOA në Tiranë, Armand Mero dhe Ilirjan Agolli kanë përcjellë ndër viteve ngjarjet më të rëndësishme në vend me të cilat janë njohur shqiptarët në SHBA por edhe me gjerë.

URIMET
Presidenti amerikan Barack Obama, sekretarja e shtetit Clinton, presidentja kosovare Jahjaga, kryeministri Berisha, kreu i PS Rama, ish kryeministri Nano e shumë emra të tjerë të politikës, medias dhe kulturës kanë uruar ditëlindjen e Zërit të Amerikës.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë