Zëri i famshëm i muzikës italiane 
Albano Carrisi “bëhet” shqipta

Zëri i famshëm i muzikës italiane <br />Albano Carrisi “bëhet” shqipta
Këngëtari i muzikës së lehtë italiane, Albano Carmelo Carrisi, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Dekreti për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Albano Carrisi botuar sot në fletoren zyrtare.  

Albano Carrisi ka lindur me 20 Maj 1943 ne qytetin e Cellino San Marco (Puglia) ne Itali, ku edhe ende jeton. Kur lindi Albano, babai i tij luftonte në Shqipëri me ushtrinë italiane, kështu që nëna e quajti atë, Albano.

Albano u prezantua për herë të parë para publikut në 1966 në “Festival delle Rose” (Festivalin e Trëndafilave). 

Gjatë këtyre viteve u njoh me Romina Power, që më pas u bë bashkeshortja e tij, dhe patën një karrierë muzikore rreth 30 vjeçare së bashku.

Këngët e tyre zunë vendet e para në toplistat e shumë vendeve europiane dhe të Amerikës Latine si psh "Felicita", "Sharzan", "Ci sara" (fitoi vendin e pare ne Sanremo) “Liberta”, "Io noi, riveivrei di nuovo" (përfaqsoi Italinë në Eurovision) "Nostalggia canaglia" etj.

Në mes të viteve '90 çifti ndahet, pas humbjes të mistershme të njërës prej vajzave të tyre. Al Bano kthehet në skenë në 1996, këtë herë vetëm, me "E la mia vita". Ndërsa në 2007 merr pjesë përsëri në Sanremo me "Nel Perdono" që u rendit në vend të dytë. 

Al Bano ka marr pjesë edhe në filma, disa prej të cilëve kanë si bazë kengët e tij. Ai është zgjedhur ambassador i OKB në luftën kundër drogës, si edhe është zgjedhur Ambasador i FAO. 

Al Bano ka një karriere shumë të suksesshme dhe është i njohur në shumë vende të botës. Ai ka shitur rreth 165 milion kopje të albumeve të tij dhe është vlerësuar me 26 disqe të artë dhe 8 platini, si edhe më shumë çmime të tjera muzikore. Ai vazhdon te jap koncerte në gjithë botën dhe në spektakle televizive. 



carrisi



Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm