'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë

'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë

Teksa Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale, ajo ka intensifikuar akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Për selinë blu, kryeministri Edi Rama po riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash, por në 7 vite sipas PD taksat janë rritur dhe investimet e huaja kanë rënë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish deputetja Jorida Tabaku flet me shifra, teksa thotë se çdo ditë në vend mbyllen rreth 50 biznese dhe vetëm 6 muajt e fundit sipas Tabakut janë mbyllur 30 mijë biznese. Më herët kryeministri Rama duke bërë një krahasim mes qeverisjes së tij dhe asaj Berisha tha se sot situata ekonomike është shumë më mirë. Kreu i qeverisë tha se heqja e TVSH dhe e tatim-fitimit për biznesin e vogël është unikale në rajon.  

Deklarata e Jorida Tabakut

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama." Jorida Tabaku publikon faktet: Rama zhyti shqiptarët në mjerim dhe rociklon premtimet të pambajtura për ulje talsash. Oferta e PD zgjidh krizën në vend. Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË.

Në këto 7 vite:

-        97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura

-        Investimet e huaja kanë rënë nivele minimale dhe vetëm 6 muaj e fundit kanë rënë me 100 mln euro

-     Çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv.

-     Shqipëria ka rënie të prodhimit industrial me 11.2%

-     Shqiptarët besojnë gjithnjë e më pak se ekonomia do të ecë pozitivisht në vitet në vijim. Besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë minimum historik qe kur është krijuar treguesi.

-      Korrupsioni ka arritur nivelet më të larta me 7,2 mld euro të certifikuara nga KLSH.

-      Borxhi po arrin në nivelin 90% së bashku me faturën korruptive të koncesioneve.

-    155 mln euro vendime nga arbitrazhi, dëme te shkaktuara nga papërgjegjshmeria dhe interesat personale dhe qe do i paguajne shqiptaret nga xhepat e tyre.

Dhe çfarë bën sot Rama? Riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash!

Ai vërtet i mendon shqiptarët me memorie të shkurtër por gabohet.

Tashmë shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen për ofertën ekonomike dhe zgjidhjen për krizën në vend.

Ne nuk bëjmë propagandë. Ne flasim me fakte. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit. Ne ofrojmë mundësinë që taksat e shqiptarëve mos të vidhen nga koncesionet dhe PPP-të. Shqipëria në Punë është vizioni që na drejton dhe frymëzon për të qenë konkurues jo me një forcë politike anti-biznes por të konkurueshëm me rajonin.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 22/09/2020 23:16

    Babale Tabaku by*** bardhaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar