Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029, Rama i përgjigjet PD: Shifrat flasin vetë, kohën tuaj tatoheshin më shumë (VIDEO)

TIRANË- "Është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin tonë për të mbështetur fuqimisht çdokënd që krijon punë për veten dhe familjen e që është pjesë e komunitetit të biznesit të vogël"! Kështu e nis fjalën e tij Kryeministri i Edi Rama teksa theksoi se tashmë është fakt i kryer që bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë nuk do të paguajnë TVSH dhe bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë deri në 2029 tatim-fitimin.

 “Ky është një fakt se si qeveria mbështet biznesin e vogël. Aktualisht sot 93.743 biznese ose 77% e nr total që paguajnë 0 tatim mbi fitimin, janë më pas 14% që paguajnë 5% tatim dhe të dyja së bashku nga ky moment e kanë zero tatimin. "Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë bizneset e vogla të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 mln nuk paguajnë tatim fitimi, ndërsa bizneset me xhiro deri në 10 mln nuk paguajnë sa TVSH zero. Këtë mbështetje biznesi i vogël në vend e ka si i vetmi komunitet në të gjithë rajonin. Në vitin 2013 paguanin 10% taksë si tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet rreth 60 mijë tatimpagues me xhiro deri në 8 mln lekë, dhe paguan edhe një tatim tjetër për pushtetin vendor, që më pas në periudhën tonë fillojë të zhbëhet deri sa vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël”, thotë Rama.

Kreu i qeverisë ka hequr një paralele mbi shifrat e taksave dhe tatimeve që zbatonte qeveria e PD-së dhe politika e ndjekur nga mazhoranca sot.

“Në vitin 2013 paguanin 10% taksë si tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet rreth 60 mijë tatimpagues me xhiro deri në 8 mln lekë, dhe paguan edhe një tatim tjetër për pushtetin vendor që më pas në periudhën tonë fillojë të zhbëjnë deri sa vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël. Shteti i ka marrë biznesit të vogël nga 2006-2013, rreth 19 mld lekë tatim, ndërsa nga 2014-2019 shteti ka marrë 5.3 mld lekë”, tha kreu i qeverisë.

Për ministren e Financave Anila Denaj mbështetja e biznesit në tersi dhe atij të vogël në veçanti nuk ka nisur sot por 7 vite më parë.

“Referuar paketës fiskale të vitit 2014 dhe konkretisht, kohës  kur reduktimi i tatimit mbi të ardhurat për biznesin e vogël u ul nga 10% në 7.5% dhe u shfuqizua taksa e biznesit të vogël, ku  përfituan  60 mijë biznese dhe çdo biznes i vogël përfitoj mesatarisht 43.000 lekë. Ndërsa referuar paketës së vitit 2016, reduktimi vijoi i ndarë në dy kategori: Së pari nga 7.5% në 0% për të gjithë bizneset me qarkullim vjetor 0 deri në 5 milionë lekë, ku përfituan rreth 73.000 biznese dhe 1.3 miliardë lekë në vit që më parë merreshin në buxhetin e shtetit ju kthyen biznesit të vogël. Taksat nga 7.5% deri në 5% për bizneset nga 5 deri në 8 milionë lekë ku përfituan 15.560 biznese. Sigurisht, për një periudhë të caktuar ky prag shkoi në 2 milionë lekë, por le të mos harrojë që u formalizuan rreth 30.000 biznese dhe formalizimi i ekonomisë ishte  dhe mbetet një prioritet i qeverisë socialiste. Sot kemi  një numër të regjistruar biznesesh me 50% më shumë çdo vit sesa para vitit 2013”, pohoi Denaj. 

Në debatin e politikave fiskale dhe nivelit të tatimit që po zbaton PS, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, akuzave të opozitës ju përgjigj me shifra.

“Nëse në vitin 2014 fitimi i tatueshëm ishte 16.8 mln dollar, në vitin 2018 fitimi i tatueshëm ishte 40 milionë dollar kjo është një shifër që shkon në kundërshtim me të gjitha pretendimet jo shifrore, dhe që dëshmon se biznesi i vogël në çdo ditë është ndihmuar me ulje taksash”, pohoi Ahmetaj.

Jashtë vëmendjes gjatë deklaratave nuk ka mbetur edhe gjendja e biznesit në pandemi ku përveç paketave financiare të miratuara, u pohua se janë rreth 192 mln dollar qe i janë lënë biznesit si pasojë e heqja së tatimit të thjeshtuar të tatim fitimit dhe shtyrja e kësteve për tatim fitimin.

“Janë 19,1 miliardë lekë apo 191 milionë dollarë që për shkak të pandemisë, iu lanë biznesit. Nuk më rezulton që po i lëmë një tullë mangët programit masiv të rindërtimit, apo njerëzve në çdo sektor. Në javën e ardhshme do të ballafaqojmë zotimet tona me shifrat dhe faktet. Sot jemi në kushtet kur me shumë frymëmarrje mund të tregojmë shifrat dhe nuk kemi lënë askënd mbrapa, asnjë punonjës të regjistruar në biznesin e vogël, që i mbështetëm me 7 miliardë lekë dhe pagën direkte prej 40 mijë lekë mbi 172 mijë të punësuar”, tha Kryeministri.

VIDEO / Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sonila: 22/09/2020 21:12

    Per 7 vite me radhe, biznesi i vogel dhe i mesem u degjenerua nga qeverisja me kete kryeminister. Duke u rritur taksat dhe gjobat marramendese. Ne menyre per te nos prekur oligarket e medhenj dhe vjedhur keto taksa e tatime me koncensione e tatime. Sot, kur zgjedhjet jane afer, zeron tatimet ne menyre per te marre votat. Kjo eshte skandaloze. Se pari, ne cdo shoqeri demokratike te gjithe duhet te paguajne taksa dhe tatime. Se dyti, ne asnje vend demokratik nuk behen te tilla manovra ne prag te zgjedhjeve. Dhe se treti, dardha e ka bishtin mbrapa. Sot, zeron tatimin. Neser, rendon taksimin lokal apo personal te te ardhurave. Plehra.

    Përgjigju
  • Leda: 22/09/2020 19:50

    Harroje se fiton më.Premto sa te duash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej