Pavarësisht faktit se në media u përfol për një rikthim të tyre krah njëri-tjetrit, Cathjerine Zeta Jones dhe Michael Douglas nuk janë ende bashkë.

Duket se fjalët që kanë qarkulluar kanë qenë thjesht spekulime të pavërteta sipas mediave të huaja.

Një burim që foli për revistën "People" tha se çifiti, i cili është ndarë gjatë muajit gusht pas 13 viteve martesë, akoma po qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

michael douglas, zeta jones

44 vjeçarja Zeta Jones aktualisht po jeton në apartamentin luksoz të çiftit në Nju Jork, ndërkohë që Michael është në Meksikë për xhirimet e filmit më të ri “The Reach”.

Sipas mediave të huaja fëmijët e tyre 13 dhe 10 vjeçarë po jetojnë me bukuroshen Jones në apartament.

Burimi më tej ka thënë që ka pasur një tentativë nga ana e Douglas për tu pajtuar por kjo gjë nuk ka pasur sukses.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)