Zëvendësimet e kandidatëve për
kryetarë të komunave në Kosovë
Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha janë katër nga kandidatët që kanë deklaruar se do t`i futen garës për kryetarë të komunave të caktuara.
Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha janë katër nga kandidatët që kanë deklaruar se do t`i futen garës për kryetarë të komunave të caktuara.
Ata në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit arritën që të marrin vota të mjaftueshme për të zënë ulëse në Kuvend.
Por kush do të jenë kandidatët që do të zënë ulësen në kuvend, pasi ata zyrtarisht të largohen nga postet e deputetëve.
Pavarësisht se në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë 76 mijë vota, Shpend Ahmeti, nuk do ta provoj ulësen e deputetit, pasi synon që edhe për një mandate të qëndroj në krye të Prishtinës.
Bazuar në rezultatet e shpallura dje nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, vendin e Ahmetit do ta zë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që për një votë nuk arriti të futet në parlament, Xhelal Sveçla. Ai është votuar nga 6 mijë e 747 qytetarë.
Nga koalicioni PAN, njeriu i katërt më i votuar doli Daut Haradinaj me 30 mijë vota. Por Haradinaj pak kohë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme deklaroi se do të jetë kandidat për kryetare të komunës së Deçan, në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Vendin e Haradinajt do ta zë kandidati që pretë në radhë që në këtë rast vjen nga PDK-ja, Nait Hasani, i cili ka marrë 9 mijë e 588. Garës për të udhëhequr komunën e Prizrenit ka deklaruar se do t`i futet edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.
Ai më 11 qershor mori 9 mijë e 163 vota të mjaftueshme për të qenë deputete. Por pas largimit nga kjo pozitë, ai do të zëvendësohet nga Gani Dreshaj i cili ka marrë 9 mijë e 174 vota. Labinot Tahiri – Labi, ka kohë që e ka deklaruar kandidaturën e tij për kryetarë të Ferizajt. Ai në këto zgjedhje kandidoi nga AKR-ja, duke arritur të siguroj më shumë se 15 mijë vota, duke arritur të bëhet deputet.
Tahiri pasi largimit nga pozita e deputetit do t’ia lërë vendin të lirë kandidatit nga LDK-ja Naser Osmani i cili pret në listë me 7 mijë e 265. / kosovapress
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44