Zëvendësimi i Ndokës, Rama
mbledh strukturat e veriut 

Zëvendësimi i Ndokës, Rama<br />mbledh strukturat e veriut 
LEZHË - Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur pasditen e së mërkurës strukturat e Partisë Socialiste për rajonin Lezhë-Dibër, në qytetin e Lezhës. Në këtë takim Rama shoqërohej nga drejtuesja e këtij rajoni, ministrja Lindita Nikolla, si dhe dy ministrat e zgjedhur në Lezhë e Dibër, Mimi Kodheli dhe Shkëlqim Cani. Ajo çfarë ra në sy ishte edhe prania e deputetit të Qarkut të Lezhë i cili dorëzoi mandatin tre ditë më parë, Arben Ndoka. Ai ka marrë pjesë në takimin me dyert të mbyllura, në të cilin ka qenë edhe deputeti i Dibrës, Ulsi Manja, së bashku me kryebashkiakët socialistë në Kurbin dhe Mirditë, Artur Bardhi dhe Ndrec Dedaj. Ky i fundit ende nuk dihet nëse do ta lejë mandatin e kryebashkiakut për të hyrë në Parlament (në vendin bosh të Ndokës), pasi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013 ka qenë i 4-tri në listën emërore të kandidatëve të Partisë Socialiste.
 
Rama takim me dyer të mbyllura me strukturat Lezhë-Dibër
Largimi i dy deputetëve Ndokës dhe Prengës të cilët i përkisnin Qarkut të Lezhës, duket se e kanë shqetësuar shefin e qeverisë. Nga burimet brenda këtij takimi, i cili zgjati 30 minuta mësohet se Rama ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në kampin rozë, ndërsa nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe humbja e Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ai u ka kërkuar strukturave të partisë shpjegime mbi faktorët e kësaj humbje të thellë në këtë rreth, ndërsa gjithçka do të analizohet me detaje. Takimi i kryeministrit është mbajtur larg syrit të gazetarëve, por ai mësohet të ketë folur edhe për zëvendësuesin e deputetit të larguar tashmë Arben Ndoka.

Marrëdhëniet jo të mira gjatë kohëve të fundit me Eduart Ndocajn i cili sipas listës emërore të Partisë Socialiste pritet që të zëvendësoje deputetin që la mandatin Arben Ndoka nuk kanë kaluar jashtë vëmendjes së kryeministrit të cilën e ka diskutuar me bazën socialiste.

Nga ana tjetër është diskutuar edhe për zgjedhjet brenda kësaj force politike, ku e deleguara për të ndjekur këtë proces në Qarkun e Lezhës do të jetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
 
Organizimi i PS
Ashtu si në gjashtë rajonet në të cilat është organizuar Partia Socialiste, edhe në këtë zonë kryetari i PS-së ka porositur që strukturat të punojnë për të përfunduar brenda këtij muaji rifreskimin e të gjithë anëtarësisë socialiste, anëtarësie e cila do të votojë për zgjedhjen e krerëve lokalë të PS-së në 61 degët e saj, si dhe do të zgjedhë delegatët për në Kongresin e janarit.
 
Gjashtë koordinatorët e rajoneve në Partinë Socialiste, kanë marrë tre detyrat e para të këtij procesi organizativ.
 
Në të gjithë vendin po punohet në tre drejtime. Çështja e parë ka të bëjë me skanimin e anëtarësisë. Për kryerjen e kësaj detyre grupet e punës tashmë janë përhapur në çdo pallat. Në të gjithë territorin do të merret në shqyrtim çdo organizatë partie dhe do të shikohet, sa janë anëtarët dhe kush janë ata. Do të analizohet aktivizimi i tyre, mosha dhe përbëja gjinore, madje ajo dhe fisnore. Çështja e dytë janë zgjedhjet brenda strukturave të partisë. Do të zgjidhen 61 kryetarë partie në çdo bashki dhe 61 asamble të tyre. Çështja e tretë është ajo e matjes së performancës së administratës, sa eficente ka qenë ajo dhe çfarë vërejtjesh kanë qytetarët.
 
Pyetësori i shpërndarë është i përqendruar të evidentojë se si përkthehet tek njerëzit shërbimi publik.
 
Rama inspekton aksionin kundër informalitetit
Më herët kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesit e Tatimeve në Lezhë, ai fillimisht ka parë nga afër aksionin e ndërmarrë kundër informalitetit.

Rama është ndalur tek disa subjekte në rrugën "Luigj Gurakuqi" duke parë nga afër punën e tyre. Ai ka konsumuar edhe një kafe në një nga lokalet e kësaj zone, ku nuk ka nguruar të marrë edhe kuponin tatimor.

Pas inspektimeve nëpër biznese kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim edhe me Tatimorët duke i këshilluar që të zbatojnë vetëm ligjin,ose ne të kundërt do të përballen po më forcën e ligjit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin

Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin