Një ngjarje aspak e zakontë ndodhi në fundjavë në kampionatin slloven. Ekipi i Rogaskas vendosi rekord duke zëvendësuar portierin titullar pas vetë 20 sekondash.
E gjithë kjo situatë erdhi për shkak të rregullave që aplikon federata sllovene. Në ndeshjen kundër Olimpia Ljubljana, Rogaska aktivizoi si titullarë portierin 17-vjeçar Zan Lorber, pasi në rregullore thuhet se çdo ekip duhet të hedhë në fushë nga minuta e parë një lojtar slloven nën 21 vjeç.
Sapo arbitri vërshëlleu fillimin e ndeshjes një futbollist i Rogaskas nxorri topin jashtë vijave kufizuese me qëllim kryerjen e zëvendësimit. Vendin e portierit 17-vjeçar Zan Lorber e zuri Adjin Mulacic, 29-vjeçari që është edhe titullari i katërkëndorit të Rogoskas. Në fund ndeshja u mbyll me shifrat 2-2.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)