Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio ka deklaruar se do të marrë një qëndrim “të fortë” ndaj Komisionit Evropian, në lidhje me zhvendosjen e emigrantëve nga anijet në portin në Sicili, gjatë një takimi në Bruksel.

Mirëpo Di Maio e thekson se Roma është gati të pezullojë fondet e BE-së për këtë rast.

"Një qëndrim i butë, nuk funksionon", u shpreh zëvendëskryeministri.

Gjithashtu ai bëri të ditur se "është e nevojshme të kemi një qëndrim të fortë për mohimin e fondeve nëse nuk na dëgjojnë". 

Një takim do të zhvillohet sot për të diskutuar zhvendosjen e rreth 150 emigrantëve nga anija “Diciotti”, nga përfaqësuesit e 12 vendeve anëtare të BE-së. Italia është këmbëngulëse që anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e pranimit të emigrantëve.