24 orë nga dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, Ministri Drejtësisë Ylli Manjani emëron Miklovan Kopanin në postin e drejtuesit të këtij institucioni.
Kopani vjen në këtë post pas një eksperience të gjatë në institucionet shtetërore përfshi dhe ato të sigurisë kombëtare sqaron ministria e drejtësisë në njoftimin e shpërndarë për emërimin e tij.
Një ditë më parë Artur Zoto dha dorëheqjen pas tre vitesh në krye të burgjeve, dorëheqje e cila erdhi pas skandalit të zbuluar me tenderat e ushqimeve nga vartësit e Zotot.
Për skandalin e tenderave në pranga ka rënë ish zv.Drejtori i Burgjeve Iliaz Labi ndërsa Zoto u shpreh se dorëheqjen e dha për arsye familjare.
Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto në vendin e tij është emëruar z. Miklovan Kopani.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e falenderon z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.
Njëkohësisht, Ministri Manjani i uron z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.
Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com