Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadhorisë Ushtarake Ruse është arrestuar nën akuzat për marrje ryshfet të përmasave të gjëra.
Gjenerali Vadim Shamarin është një nga katër zyrtarët e lartë ushtarakë të arrestuar gjatë muajit të fundit nën akuzat për marrje ryshfeti. Zëvendës-ministrit të mbrojtjes Timur Ivanov i është shqiptuar një masë paraburgimi më 23 prill për marrje ryshfeti.
Gjenerali Yuri Kuznetsov, drejtues i departamentit të personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Gjenerali Ivan Popov, ish komandant i armatës të 58 të Rusisë, po ashtu përballen me akuza të ngjashme. Sipas njoftimeve shtëpia e zotit Shamarin është bastisur në kuadër të hetimeve. Ai do të mbahet në paraburgim për 2 muaj dhe mbetet e paqartë se si ai do t’iu përgjigjet akuzave.
Që nga viti 2020, ai mbikëqyri njësitin ushtarak për komunikim të armatës ruse. Kremlini nuk dha detaje të tjera për rastin, duke theksuar se operacionet kundër korrupsionit po zbatoheshin nëpër disa agjenci shtetërore.
“Lufta kundër korrupsionit është angazhim i vazhdueshëm”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Nuk bëhet fjalë për fushatë. Është angazhim i vazhdueshëm. Është pjesë përbërëse e aktivitetit të organeve tona të rendit.”
Zëvendës-drejtori i burgut federal për rajonin e Moskës, Vladimir Telayev, po ashtu u arrestua të enjten nën akuzat për marrje ryshfeti në shkallë të gjerë, sipas mediave vendase. Hetuesit i kërkuan një gjykate në Moskë që ta dërgojë atë në paraburgim./VOA/
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim
19 Nëntor, 17:38
-
Kremlini thotë se administrata e Presidentit Biden po e përshkallëzon luftën në Ukrainë
18 Nëntor, 15:43
-
Rusia s'i ndal sulmet, Ukraina rrëzon 21 dronë, 38 të tjerë ranë vetë pas goditjes elektronike në sistemet e navigimit
14 Nëntor, 11:38
-
Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë
12 Nëntor, 09:12
-
Fitorja e Trumpit mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?
8 Nëntor, 18:00
-
Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në SHBA e mohon: S'ka asnjë provë, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike
6 Nëntor, 09:45
-
Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%
3 Nëntor, 22:43
-
Moldavët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse
3 Nëntor, 11:51
-
Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska thotë se i rrëzoi 83 dronë ukrainas
1 Nëntor, 09:33
-
Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk: Neve s'na pëlqen politika e sanksioneve
31 Tetor, 20:57
-
Gjeorgjia fillon hetimet për zgjedhjet parlamentare
31 Tetor, 08:42
-
Shefi i NATO-s konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi: Përshkallëzim i madh për luftën në Ukrainë
28 Tetor, 14:04