Për deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka kërkuar që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, por ka qenë kundër socialisti Fatmir Xhafaj.
Klotilda Bushka:Do ishte në të mirë të procesit që ne kët kërkonim një opinion nga 'Venecia'
Fatmir Xhafaj: Propozimi i Bushkës bie ndesh me atë që ne kemi parashikuar me mbylljen me afat në dhjetor, se Venecia mblidhet në fillim të dhjetorit, unë nuk e kuptoj pse duhet ta pyesim 'Venecia', s'ka ndryshim të rregullave të lojës, s;'është në integritetin tonë, e t'i themi 'a ta bëjmë 2 vjet apo 3 vjet', është investim i panevojshëm, vecse i kthehemi të njëjtës histori që pak muaj më para adresuam me Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket e arsyeshme fare. (...) Sot që ne flasim, Kushtetuta e ka zgjidhjen dhe opsionin se si duhet të veprohet kur përfundonte afati 5 vjecar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme. Këtu varet integriteti i vetë reformës në drejtësi nga integriteti, profesionalizmi, paanshmëria dhe objektiviteti i vettingut si bazamenti i reformimit të sistemit të drejtësisë. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces. Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces, i garantin standardet e tij të parashikuara në Kushtetutë e ligjin përkatës por edhe të certifikuara nga Gjykata Kushtetuese, nga Komisioni i Venecias 3 herë dhe më së fundi edhe nga Gjykata e Strasburgut. Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë të plotë të situatës aktuale. Qoftë edhe për vet kohëzgjatjen e saj. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet? Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojmë me parashikimin e ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjeՕari. Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?
Klotilda Bushka: Mendoj që jemi brenda afateve me kalendarin që kemi propozuar që të marrim një vendim, dhe jo vetëm për natyrën teknike, por për faktin e sugjerimeve që janë dhënë në opinionin e mëparshëm
Lajmi kryesor: