Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka vendosur që të mbledhë prokurorët për të bërë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një njoftim për mediat, prokuroria bën me dije se është dërguar në KPK lista e kandidatëve dhe se mbledhja e cila do të zhvillohet më 11 dhjetor është e detyrueshme.
Njoftimi i plotë:
PER THIRRJEN E MBLEDHJES SE PERGJITHSHME TE PROKUROREVE PER
ZGJEDHJEN E ANETAREVE PROKURORE TE KESHILLIT TE LARTE TE
PROKURORISE
Ne mbeshtetje te ligjit nr.115/2016 "Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise", neni 279,
pika 6 dhe neneve 111 e vijues, me date 27.11.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me
shkresen nr.7995/I prot., ka derguar listen me emrat e kandidateve prokurore qe e kaluan me
sukses proceduren e rivleresimit.
Per kete arsye, thirret Mbledhja e Pergjithshme e Prokuroreve per zgjedhjen e anetarfeve
prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise dhe njoftohen prokurorfet e prokurorive te te gjithe
niveleve se mbledhja do te zhvillohet ne daten 11.12.2018, ora 0900, ne ambjentet e hotel
"MAK Albania", Tirane.
Ju bejme me dije gjithashtu, se, ne baze te ligjit nr.115/2016, nenit 112, pjesemarrja ne
Mbledhjen e Pergjithshme te prokuroreve per zgjedhjen e anetareve te Keshillit t6 Larte te
Prokurorise, eshte e detyrueshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë qendron ende i bllokuar, megjithëse prokuroria e Përgjithshme ka bërë thirrje në muajin tetor që të gjithë prokurorët e Apelit në rrethe të kandidonin për të zënë vendet bosh. Gara u rihap më 24 shtator 2018. Moskrijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë pamundëson funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.
Komente












