Zgjedhja e Gjinushit/ Ironia e Vasilit: Bravo Edi, je i madh! Ia kalon edhe Enverit

Zgjedhja e Gjinushit/ Ironia e Vasilit: Bravo Edi, je i madh! Ia kalon edhe Enverit

"Rama ia kalon edhe Enverit,te Akademia e Shkencave prin Partia". Kështu e nis reagimin e tij, numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Në një shkrim me nota të larta ironie, Vasili e paralelizon kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha, sipas së cilit vuri në krye të Akademisë së Shkencave një kryetar partie.

"Në Akademinë e shkencave edhe Enver Hoxha u druajt qe të vinte në krye sekretar partie,apo anëtar të komitetit qendror apo ndonjë ofiqar tjetër partie.

Edi Rama ja kaloi. Ne krye kemi tani një kryetar partie.

Para ca ditësh nënshkroi edhe marrëveshje politike për 30 qershorin kryetari i akademisë shkencave që është kryetar i partisë social-demokrate me Edin.

Kur të filloje fushata kryetari i akademisë shkencave do shkojë në fushatë. Shkenca le të presë.

Fushata me Edin te bën edhe Kryetar akademie.

Kështu edhe Edi ja kalon Enverit.

Bravo Edi.

Të lumtë Edi.

I madh je Edi", shkruan Vasili.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve