Pas miratimit të listës me 7 kandidatët që do të konkurojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), komisioni parlamentar i medias do të nisë të hënën me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurentë. Nga keta, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s.
Komisioni i medias miratoi të martën listën përfundimtare me shtatë kandidatët që do të konkurojnë për postin vakant të kreut të AMA-s. Në listë përfshihen emrat e Gentian Salës (jurist); Gentian Skënderajt (ekonomist); Anila Bashës (gazetare); Zylyftar Bregut (gazetar): Raif Goranës (ekonomist); En Muçit (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).
Edhe gjatë kësaj mbledhje, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, ftoi opozitën që të marrë pjesë në komision, në të kundërt, paralajmeroi ai, mazhoranca do të vijojë e vetme procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.
Në kushtet e bojkotit nga opozita e djathtë, mazhoranca mbylli njëjavë më parë vakancën në bordin e AMA-s, duke zgjedhur dy anëtarët e rinj të këtij institucioni, të propozuar prej saj, Gledis Gjipalin dhe Pirro Mishen. Fill pas kësaj, shumica në Kuvend po vijon me procedurat e emërimit të drejtuesit të ri të AMA-s, për t'i dhënë zgjidhje ngërçit institucional atje.
ATSH
/Shqiptarja.com