Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori votën e 62 deputetëve.

Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiç, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Lajm në përditësim...