Zgjedhja e presidentit, Baçi: Ftesa që i bën opozitës tallje, do të zgjedhë një noter! Soko: Presidenti 'kukull' nuk ka asnjë fuqi

Ftesa që kryeministri Edi Rama po i bën opozitës për të propozuar emrin e kandidatit për president, është tallje. Kështu tha deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, ku theksoi se Rama do të zgjedhë një noter. Sipas Baçit, nëse kreu i qeverisë kërkon vërtet që të negociojë seriozisht me opozitën, t'i kërkojë 4-5 emra dhe më paa të zgjidhet një nga emrat e propozuara prej tyre.

'Rama e ka presidentin në mendjen e vet dhe e ka të paravendosur nuk ka shans që ti falë presidentin askujt. Në një moment që rreshton gjithë grupin parlamentar dhe u thotë shkruani tre emra. Ua mori ato zarfe të shohë ku i kanë preferencat dhe ti përdorë dhe më pas u thotë se nuk do të jeni pjesë e listës. Ftesa që i bën opozitës është një maskaradë e vërtetë, ai tallet. Nëse do që t'ja japë presidentin të thotë që opozita të prezantojë 4-5 emra dhe më pas ato zgjedhin një. Rama kur arriti të fusë duart tek gjyqësori, Rama do të vendosë një noter. Në proces mund të hysh, nuk jam për bojkot. I thuaj opozitës sill kandidaturat dhe të deklaroj që do të vihet një nga propozimet e opozitës aty. Vetëm në këtë lloj mënyrë respekton opozitën.'- tha Baçi.

Ndërkohë ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, beson se Rama do ta konsiderojë kandidaturën e opozitës për presidentin e vendit.

'Them se Rama mbase e miraton kandidatin. Nuk ka nevojë për noter ai. Një kandidaturë e mirë e opozitës dhe e përkrahur nga Rama nuk do të kishte të keq. Nuk beson opozita sepse të gjithë e konsiderojnë teatër të Ramës. Vëreni në vështirësi Ramës të jetë një emër që ai nuk e kundërshton.'- iu drejtuar Klosi, deputetit demokrat.

Për analistin Pano Soko, presidenti në Shqipëri është 'kukull', pasi nuk ka asnjë fuqi, pas ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008.

'Sot mbush 14 vjet që presidenti në Shqipëri është kukull. Nuk ka asgjë fare. Dekretet e presidentit rrëzohen me 71 vota, nuk ka fuqi fare ligjore. Thelbi i kompetencës së presidentit. Në 2008 nuk u bë debat, as nuk e mori vesh njeri kur u bënë ndryshimet kushtetuese.'- u shpreh Soko.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja