Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar sot një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Balla kërkon që Konferenca e Kryetarëve të thirret më 29 prill, me rend dite fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit dhe përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit, për të cilën propozojnë datën 4 maj.
Në shkresë thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj, duke qenë që Ilir Metës i përfundon mandati më 24 korrik.
Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.
PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.


-
Shyqyr po na iken ky president qe kemi dhe tna vi nje i hajrit
Përgjigju -
Vetem te vij nje i hajrit e te iki ky leshkoja qe kemi.
Përgjigju -
Shyqyr do iki meta se na hapi barkun. Kam besim qe zgjedhjet e rradhes do jen mw tw mira dhe do zgjedhin personin e duhur
Përgjigju -
Mendoj qe ju do beni zgjedhjen e duhur me personin qe ju do vendosni per president????????
Përgjigju -
Le t behet sa me shpejt vec mos te rrij Meta aty n krye
Përgjigju -
Te largohet ky palo president qe kena dhe shpresojm te zgjillet nje person dinjitoz ne ate detyr te larte qe tesh 5 vite vetem president nuk kena pas
Përgjigju -
Pandi majkooo per president duhet nje figure e paster jo nje ilir i dyte
Përgjigju -
kemi besim se do te zgjidhet nje njeri qe eshte vertete i denje per ate post dhe shpresoj shume qe te mos jete i njejte me kete lamAShin qe kemi tashi
Përgjigju -
U beft zgjedhja e duhur vetem ky meta te iki njehere e mire se nuk shikohet më ne ate pozicion
Përgjigju -
Ishalla vjen sa me shpejt ajo dite dhe te shpetojme nga ky palaço presindent qe kemi
Përgjigju -
Pandeli Majkon duam aman se eshte rob zoti
Përgjigju -
Presidenti i ri vec mos te kete tiparet e ilir metes , kaq mjafton
Përgjigju











Komente
Komento