Kur kanë mbetur 3 ditë deri në raundin e dytë të votimit të presidentit të ri, kreu i grupit Socialist Taulant Balla ka sqaruar se PS nuk do të firmosë asnjë kandidat propozues për president nga opozita në këtë raund si dhe në të tretin.
Në një emision, Balla u shpreh se propozimi për President duhet të vijë edhe me firma mbështetëse nga opozita, dhe nëse nuk zgjidhet në këto raunde, në raundin 4 do ta propozojë PS.
‘Dje kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë, nuk do të propozojmë kandidatë, dhe i takon opozitës që të propozojë. Propozimi për president duhet të vijë me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne.’- tha Balla.
Lajmi kryesor: