Presidenti i ri, palët gjejnë konsensus: Më 10 maj nisin procedurat! Opozita: Negociatat të jenë të vërteta! Mazhoranca: Nuk duam vetëm President të PS, por të të gjithë shqiptarëve

Mbledhja e Konferencës së kryetarëve është shtyrë me dakordësinë e palëve për më datë 10 maj, datë në të cilën do të vendoset për datën e raundit të parë të votimit të Presidentit Të Republikës. Propozimi është bërë nga përfaqësuesit e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Fatmir Mediut, që gjeti mirëkuptimin e Taulant Ballës. Kryetari i grupit parlamentar të PS tha se data e raundit të parë të votimit duhet të jetë 16 maji, por që përfundimisht pritet të merret vendimi pas 6 ditësh, kur edhe do të përcaktohen të gjitha afatet e tjera si dorëzimi i kandidaturave, dokumentacioni etj.

Sipas Ballës, Partia Socialiste kërkon një kryetar shteti të të gjithë shqiptarëve, ndërsa u tregua i gatshëm që të negociojnë me të gjitha grupet parlamentare që janë në Kuvend. E rëndësishme, tha Balla, është që në asnjë aspekt të mos bëhet shkelje dhe që procesi të jetë anti-kushtetues.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, kërkoi nga mazhoranca që opozita të bëjë propozimet e para për emrat e kandidatëve për presidentë, ndërsa u shpreh se me me zarfet e mbyllura, nisi një proces jo transparent. Komenteve të Dumës, ju përgjigj deputetja Elisa Spiropali, e cila tha se ato kanë zhvilluar diskutime ndërmjet tyre për zgjedhjen e presidentit dhe se kanë bërë të qartë se nuk duan një figurë të socialistëve. Për Spiropalin, opozita në vend që të sjellë emra konkretë në tryezë ato bëjnë diskutime për procedura.

Grupi i punës i ngritur nga socialistët ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera.

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
U ul në tryezë me PS pa zhvilluar mbledhje me grupin, Alibeaj mesazh deputetëve: Do diskutojmë së shpejti për Presidentin e ri

1651661781_alibeaj.jpg

Kreu i Grupit Parlametar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u ul sot në tryezën e Konferencën e Kryetarëve, pa dakordësuar me grupin e deputetëve më herët. Me anë të mesazhi që u ka dërguar deputetëve, Alibeaj u bëri një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi në këtë mbledhje, teksa tha se mbledhja e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit do të bëhet në ditët në vijim, por ende nuk ka një datë.

“Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Me kërkesën e përfaqësueseve të PD në Konferencë, mbledhja u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun. Për ti dhënë kohë një diskutimi të plotë dhe shterues mbi këtë çështje grupit parlamentar dhe për të diskutuar dhe marrë vendimet bashkarisht, kerkuam dhe u pranua që procedura zë shtyhet për në datën 16 maj. Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit. Ju përshëndes”, u ka shkruar Alibeaj deputetëve. 

 

Ora 13:43
Tabaku: Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin ta zgjedhë Presidentin e vetme! 2 deputetë në burg e 2 të tjerë në pikëpyetje

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin.

“2 ish deputetë pas hekurave dhe të tjerë në pikëpyetje kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur. Nuk po zgjedhim në përfaqësues të PS por një individ që do të ketë detyrën për të ruajtur Kushtetutën, integritetin, sovranitetin për 5 vitet e ardhshme”, tha ajo.

Ora 13:40
Zgjedhja e presidentit, Spiropali i drejtohet opozitës: Ne presim nga ju emra, jo diskutime për procedura

 

Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se ato presin që opozita të propozojë emra konkretë për kandidatët për presidentin e ri të vendit dhe jo diskutime për procedura. 

‘Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjeshim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht.  Nëse duhet këto takime ti bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra.’- tha Spiropali.

Ora 13:34
Grida Duma: Të drejtën për të propozuar emra e para ta ketë opozita! Tregoni vullnet pa zarfe të mbyllur

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se me procesin e saj me zarfe të mbyllur, mazhoranca nisi një proces jo transparent. Sipas saj duhet që opozita të bëjë propozimet e para.

“Mazhoranca të thoshte që opozita të nisë ajo propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret. Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike. Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.

Ora 13:23
Balla bie dakord me kërkesën e Alibeajt: Mjafton që procesi te jetë kushtetues, PS do një president për të gjithë shqiptarët

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla është dakordësuar me kërkesën e Enkelejd Alibeajt, që procesi për nisjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit të nisë me datën 10 maj.

‘Kërkesa jonë e parë ka qenë data 29 prill dhe kemi ripropozuar spostimin e afatit të parë me një javë. Për ne nuk ka asnjë problem e rëndësishme është që i gjithë procesi të jetë sipas Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit ka hapësira dhe ne duam një proces gjithë përfshirës. I gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe grupet parlamentare janë të vetmet që do të përfshihen. Maxhoranca po zhvillon proceset e veta konsultuese. Pra procesi i fillimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës ka një vendimmarrje. Jam i gatshëm që ta negocioj. Ne duam një president me të gjitha palët. Ne duam një presidenti të të gjithë shqiptarëve. Nëse jemi gati t’i japim shqiptarëve një presidenti të të gjithëve jemi gati. Jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që produkti i procesit të jetën anti-kushtetues. Nëse ju do insistonit deri në fund se doni më shumë kohë që data e fillimit të jetë data 10 e vetmja zgjidhje është që konferenca të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10. Konferenca e Kryetarëve rimblidhet me datën 10 dhe me datën 16 të jetë raundi i parë. Për pjesën e dytë, e përcakton kushtetuta.’- tha Balla.

Ora 13:13
Mediu: Nëse shkojmë në 3 raundet e para me mendjen te i katërti shkelim Kushtetutën! Të jemi seriozë dhe të gjejmë president konsensual

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, tha se Kushtetuta e imponon zgjedhjen e Presidentit me konsensus. Sipas tij duhet dhënë kohë për procesin.

“Propozimi im është të arrijmë në marrëveshjen që duhet të kemi një President mbi palët dhe garant i unitetit të kombit. Të kemi një takim me një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të opozitës. Të jemi seriozë dhe të gjejmë një President konsensual. Historia ka treguar se kur kemi pasur vullnet politik kemi gjetur konsensusin. 3 raundet e para nuk janë numra në Kushtetutë por si domosdoshmëri për të gjetur konsensus dhe një President mbi palët. Diskutimet nëse i ka apo jo numrat mazhoranca janë në kundërshtim me Kushtetutën. Në raundin e katërt dhe të pestë shkohet vetëm pas ezaurimit të çdo mundësie. Nëse shkojmë me mendjen që t’i kalojmë 3 raundet e para unë mendoj se bëjmë një shkelje flagrante të Kushtetutës. Shqipëria ka njerëz që janë mbi partitë politike. Duhet të jemi pa më mendjehapur. Kërkoj zgjatje në kohë të procesit por edhe diskutim serioz të mundësisë për konsensus. Nëse shkojmë në datën 10 për të votuar, cili është Kuvendi”, tha Mediu.

Ora 13:02
Zgjedhja e presidentit të ri. dy kërkesat e Alibeajt: Procesit të nisë me 10 maj dhe diferencat mes raundeve të jenë 7 ditë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Alibeaj kundërshtoi propozimin e socialistëve, ku theksoi se data 10 maj mos të jetë data për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Alibeaj tha po ashtu se diferenca kohore mes raundeve të jetë 7 ditë.

‘Sugjerimet, së pari përfaqësues të opozitës të PD-së dhe të Partisë Republikane. Ne mund të kemi këndvështrimet tona, po zgjedhja e presidentit është një proces që do të përballet me diversitetin e opinioneve tona. Sot data 4 maj të konsiderohet si fillimi i zgjedhjes së presidentit. Data 10 të jetë data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Së pari vetë procesi është një proces që do të duhet të jetë në shërbim të publikut. Është një proces që zhvillohet brenda politikës po do duhet të jetë një produkte që duhet tis shërbejë publikut. Unë sugjeroj që si datë si moment i startimit të procesit të datën 10 maj data kur të fillojë procesi për zgjedhjen e presidentit. 

Kërkesa e dytë: Ditanca kohore nga raundi në raund duhet të jetë maksimalisht 7 shtatë, që do të thotë se mund të jetë edhe më e shkurtër. Unë do të bëja një propozim për të qenë korrekt në zbatimin e Kushtetutës. Për të gjitha raundit duhet të ketë distancë maksimale kohore prej 7 ditësh. Procesi I zgjedhjes së Presidentit të Republikës, njuë herë në 5 vite, të jetë me kohën maksimale për të absorbuar ccfarëdolloj konsiderate. Koha pra është element I domosdoshëm që do të duhet ta bashkëshoqërojë këtë proces. Ne ta vendosim që sot që të gjitha raundet të kenë distancën kohore prej 7 ditësh. E di që pas ccdo raundi të pasuseksshëm mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe përcaktohet raundi tjetër. E di këtë, por t’i themi që sot disa gjëra.- tha Alibeaj.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 04/05/2022 21:33

    E para nuk e zgedh ditë presidenti duhete te mbehete me vota e populli midis palë e dyta zgjedhje dekriminalizimi dhe treta reforma zgjedhore me vota të populli ekstra zgjedhja e perandorisë zgjedhje të urtëve me vota e populli zgjedhje mbi partizan dhe zgjedhje pajtimi kombtare zgjedhje unike

    Përgjigju
  • Ahahah: 04/05/2022 16:07

    pa tjeter A jermal president per te gjith kerkon pdeja Tamam si Berisha Nishana Topi dhe Meta. Apapa sa te paanshem qe te gjithe kta.

    Përgjigju
  • Kia: 04/05/2022 14:31

    Balon tabake mos qaj hadhin e tyre per Presidentit!Balon tabake shif hadhin e partis tuaj qe ubo zhele si parti.

    Përgjigju
  • Ta Rras lala: 04/05/2022 14:29

    O balona tabake pa terezi kur mer pjes dhe ti nē politik mos ngelt njeri pa u mar me politik. Goca e kryehajdutit. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'