Zgjedhja e Presidentit të ri, PS: Më 10 maj të zhvillohet raundi i parë i votimit! Grupet parlamentare të bëhen pjesë! As sot dhe as mot nuk flasim me Berishën

Partia Socialiste ka propozuar që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet më 10 maj. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare të bëhen pjesë. Balla bëri me dije se më 4 maj propozohet të mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar procesin. 

“Konferenca e kryetarëve më 4 maj, unë do të propozoja data 10 maj të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit për Presidentin e ri. Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve, negociatave mes grupeve parlamentare. Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para. Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin. PS hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare për të zgjedhur një President të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.

Duke nënvizuar se PS me Berishën nuk do të bisedojë për këtë çështje Taulant Balla tha se është detyrë e grupeve parlamentare të bëhen pjesë e bisedimeve.

“Unë nuk mund të paragjykoj negociatat me opozitën.  Ne jemi të gatshëm të ulemi me opozitën në çdo moment.  Ka pasur një propozim të Mediut që opozita të përcaktojë një përfaqësi, kjo është çështje e tyre. Për sa kohë ata s’kanë një përfaqësi ne jemi të detyruar të diskutojmë me secilin prej tyre. Nëse përcaktojnë një përfaqësi janë të mirëpritur.  Unë jam shumë i bindur që Brenda opozitës të mbizotërojë ndjesia e përgjegjësisë. Asnjë prej palëve në këtë vend nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë. Do ishte papërgjegjshmëri.  Sali Berisha nuk ekziston, është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Ai nuk ka një grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë bisedime. Negociata me Sali Berishën as sot dhe as mot nuk ka”, tha ai. 

Pak ditë më parë mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.

Socialistët zhvilluan takime edhe me aktorë të Shoqërisë Civile, ku tha se po kërkojnë një president jo për PS-në, por që të ketë një figurë që të gëzojë autoritet. Krahas zarfeve kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi për herë të parë qytetarët të nisin propozimet e tyre përmes postës elektronike, gjë e cila nga Shoqëria Civile është konsideruar jo serioze. 

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
PS: Dëshirojmë që negociatat të zhvillohen në bazën e një kalendari, fillimisht do të përcaktojmë profilin e Presidentit

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se duan që negociatat për zgjedhjen e presidentit të bëhen me anë të një kalendari që fillimisht përcakton profilin e Presidentit, për të cilin thotë se duhet të jetë pa dallime.

"Presidenti i Republikës zgjidhet sipas Kushtetutës. Kushtetuta ka përcaktuar se Presidenti i Republikës propozohet nga jo më pak se 20 deputetë dhe secili prej deputetëve të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të jetë propozues.

Grupi parlamentar i PS, jo vetëm në këtë rast por edhe në vijim do të vijojë të marrë propozime konkrete dhe për ligje të caktuara e vendimmarrje të tjera drejtpërsëdrejti nga Kuvendi. Ka pasur një risi në këtë proces, është risi që do e aplikojmë dhe në raste të tjera të zgjedhjes nominale nga ana e Kuvendit, dua të sqaroj se të gjitha propozimet që kanë ardhur në email janë administruar me seriozitet dhe do të bëjmë short listë nga ekipi që kemi përcaktuar si grup parlamentar në negociatat me opozitën.

Nuk do i bëjmë publike propozimet sa kohë jemi në proces bisedimesh. Ne do të shkojmë në fazën e parë për të diskutuar me kalendar dhe më pas një profil, pas kësaj do kemi short listën me propozimet nga deputetët dhe publiku. Dëshira jonë është që negociatat me opozitën të zhvillohen mbi  bazën e një kalendari. Cila është natyra dhe profili i presidentit që Shqipëria duhet të ketë? Jam i bindur se shumica dërrmuese bien dakord se duhet një President pa dallime kahesh politike", tha Balla.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moza: 26/04/2022 13:41

    nfakt eshte budallik te degjosh prap emrin e saliut neper media , jo po te flasim per enverin tani

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/04/2022 12:30

    As sot e as mot ti o bq mos e lësho serbrusin , e sa për shqipterët ti nuk e rruan sepse je vetëm një shqipfolës injorant dhe kaq…! Si ti si Sali B si Likja e Luli një brumë i qelbur jeni…

    Përgjigju
  • redi: 26/04/2022 12:06

    me berishen skemi ca flasim m.Ai i ka mbyll hesapet por vetem shpresoj qe nje dite te kalbet ne burg

    Përgjigju
  • Arkid Likollari: 26/04/2022 12:06

    Me opoziten sigurisht qe do ket negociata po jo me doktorrin ne krye. Ajo nuk esht opozita shqiptare, ajo esht nje turp qe eshte vetquajtur parti

    Përgjigju
  • Anila: 26/04/2022 12:06

    Nuk ka me kohe qe te meremi me te shkuaren.E rendesishme mbi te gjitha eshte qe personi qe do te zgjidhet do te mendoje per popullin jo per veten sic ka ber Meta e Berisha. Suksese kandidateve.

    Përgjigju
  • Aldi: 26/04/2022 12:05

    Dialog kerkoni ju po me ke te besh dialog. Kta jan te ndar ne copa e marrin fryn sa her i jep leje Saliu

    Përgjigju
  • Genti: 26/04/2022 12:04

    Po cfar te bisedohet me berishen aman me ate duhet te bisedoj vetem spaku

    Përgjigju
  • Klesti: 26/04/2022 12:03

    Ska vlere te bisedosh me nje non grada se ai ndonje hajdut do na propozoje . Emrat qe ka nxjerre PS-ja jane te denje per te ne perfaqesuar presidentin e ri

    Përgjigju
  • Majlinda: 26/04/2022 12:02

    Mire beni qe nuk pranoni te bisedoni me Berishen pasi ai eshte i vdekur per ne popullin

    Përgjigju
    • Arbërori: 26/04/2022 12:32

      Mjerim të dëgjosh se kujt i jap krahët, si km si Sala e likja një pështym e pështirë janë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare