Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, ka reaguar ashpër për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, i cili u votua mbrëmjen e kaluar dhe nga dy deputetë demokratë.
Duke e quajtur praninë e Bashës në Kuvend cinike, Shehu shkruan në “Facebook” se SHBA e bojkoton zgjedhjen e Ruçit kryeparlamentar, ndërsa PD e voton.
Më tej, ish-deputeti shton se PD e ka akuzuar Ruçin se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij, duke i dhënë edhe 3 vota. Në lidhje me këtë, Shehu deklaron se marrëveshja Rama-Basha është në veprim.
Postimi i plotë i Sherefedin Shehut:
SHBA E Bojkoton, PD E Voton Zgjedhjen E Ruçit
PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë. Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit.
Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, i cili e falëndëroni publikisht PD-në për pjesmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato. Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:
1. Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.
2. Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.
3. Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.
4. Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.
5. Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë krimenelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.
Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë së bashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot?
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com