Në një ditë të shënuar siç janë zgjedhjet lokale të pjesshme, kandidati i shoqërisë civile, i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha ka vijuar aktivitetin e tij profesional si mjek pranë skuadrës së AF Elbasanit.

Teksa votohej, Hoxha ndodhej në krye të detyrës si mjek i ekipit të futbollit të Elbasanit, që në orën 17:00 nisi ndeshjen e Superligës kundër Egnatias në Elbasan Arena. Ai ishte me ekipin përgjatë gjithë ndeshjes, që u mbyll rreth orës 19:00.

Për Hoxhën ka patur shumë rëndësi të jetë pranë djemve, në një ndeshje që ishte jo pak e rëndësishme, pasi falë fitores 1-0 Elbasani u ngjit në vendin e parë të renditjes bashkë me Vllazninë.