Zgjidhje provizore për mbeturinat në Durrës, boshatisen koshat, plehrat hidhen në Sharrë (VIDEO)

Historia e mbeturinave në Durrës, pritet që të marrë zgjidhje me anë të një marrëveshje provizore mes qeverisë, bashkisë Durrës dhe përfaqësuesve të landfillit të Sharrës.

Gazetari i Report TV në Durrës, Artur Korriku raporton se për momentin është arritur një marrëveshje një javore për të hequr mbeturinat nga Durrësi në Sharrë, pa kosto.

Prej disa ditësh qyteti i Durrësit u 'pushtua' nga plehrat dhe mbeturinat, ku në pamjet e siguruara nga Report Tv dukej qartë se të gjithë koshat ishin të tejmbushur dhe të pa pastruar. Kjo situatë u krijua pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Por sot pamjet që sjell Report TV janë ndryshe, pasi gjatë gjitha natës puna ka vazhduar me pastrimin e koshave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 09/06/2020 14:47

    Coles partie i përket opozita parlamentare çfare programi ka

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/06/2020 13:48

    Kosha me ose pa plera...kosha rrugëve, TURP!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat