Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar i cili i paralajmëroi deputetët që të jenë gati pasi në qershor mund të ketë zgjedhje të parakohshme, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh në emisionin Repolitix se mazhoranca është gati për çdo skenar.
"Ne nuk e bëjmë shtëpinë gati që t'i duket mirë mikut, por përgatitemi për veten tonë. Jemi gati në çdo periudhë. Ne përgatitemi për europën që të jetojmë më mirë, ne përgatitemi edhe për PS-në që të fitojmë zgjedhjet. Edhe nëse ka zgjedhje në qershor", u shpreh Bushati.
Ndërsa deputeti i PD, Dash Shehi u shpreh skeptik për këtë deklaratë, duke deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në qershor do ishin marrëzi.
"Tani që jemi më afër Europës, nga të gjitha marritë shqiptare që kemi ne, kjo do ishte marri shtesë. Zgjedhjet duhet të bëhen atëherë kur u vjen koha" u shpreh Shehi.
Kjo opozite nuk kuptohet. Nga njera ane flasin per mosbindje civile dhe duan qe te iki qeveria, nga ana tjeter kur behet fjale per zgjedhje te parakohshme nuk i duan dhe i quajne marrezi. Atehere pse gjithe kjo zhurme per Rama Ik, mosbindje civile, bllokim etj etj. Zgjedhjet jane e vetmja menyre per te ardhur ne pushtet. Sic duket kane humbur cdo shprese dhe e vetmja menyre eshte dhuna
Përgjigju