TIRANE-Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit u shpreh se Partia Socialiste nuk trembet nga zgjedhjet e parakohshme.
Ai tha se pas uljes së PD-së në tryezën e reformës zgjedhore nuk fshihet asnjë pakt tjetër, por nëse do të duhet të shkojnë në zgjedhje, strukturat socialiste janë gati.
"Nëse do të duhet të bëjmë një marrëveshje ne nuk na trembe asgjë, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje, strukturat janë në punë, në organizim, po mbyllim një proces riorganizimi. Por të mos fillojmë të bëjmë hamendësime.
Të përfundojë reforma dhe pastaj shikojmë dhe gjykojmë. Nuk shikoj arsye që në pushtetin lokal të kemi zgjedhje të parakohshme. Nuk e di a ka apo jo garanci, por për PD-në rëndësi ka kthimi në normalitetin demokratik" tha ai
Ndërsa në studio ishte edhe gazetari Roland Qafoku, i cili i pyetur nëse ka kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshim sistemi deri në 15 mars, tha se kur palët politike kanë rënë dakord me njëra-tjetrën, "kanë bërë çudira". Qafoku debatoi me Pëllumbin për kryebashkiaket me probleme të Partisë Socialiste.
Për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla në videon ku PD-ja pretendon se merr kokainë, deputeti i PS-së tha se "Ne do të presim nëse video është reale, kur është bërë, sa e implikon në funksionin publik dhe do të mbajmë një qëndrim" përfundoi ai.
Komente












Po shkuat ne zgjedhje te parakohshme harrojeni se fitoni prap.Ju jetoni me facebook dhe nuk ja keni iden fukarallekut qe ka mberthy popullin dhe po i detyron te ikin nga ky vend
Përgjigju