Zgjedhjet 2013, Baraj i PS: Ja
si do propozohen kandidatët

Zgjedhjet 2013, Baraj i PS: Ja<br />si do propozohen kandidatët
Vetëm një ditë pas takimit që kryetari socialist Edi Rama ka zhvilluar me krerët socialistë të bashkive dhe kryetarët e PS të rretheve në lidhje me ndezjen e motorëve të fushatës elektorale, ka marrë formë dhe qëndrimi i deputetëve e drejtuesve vendorë në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. E përbashkëta e qënndrimit të tyre ka qënë se kandidatët për deputetë duhet të jenë fryt i konsultimeve intensive me komunitetin, anëtarësinë e partisë, strukturat socialiste nga baza në qendër por dhe e krerëve të njësive vendore, bashkiake apo komunale, që do mbajnë një peshë të madhe të përgjegjësisë në mbarëvajtjen e këtij procesi deri në kurorëzimin me fitore sipas tyre, në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Deputeti socialist, njëherësh ish-kryetari i PS për qytetin e Tiranës, Besnik Baraj thotë se kandidatët për deputetë duhet të jenë me profil pozitiv dhe me mbështetje në komunitet për të thithur sa më shumë vota, ndërkohë që për kandidatët nuk mund të vendosë një individ kushdoqoftë ai, por duhet që sugjerohen nga strukturat e bazës, strukrat partiake, shoqëria civile por dhe nga drejtuesit e njësive vendore. Për të nuk mendohet se peshën kryesore do ta kenë krerët e bashkive, pavarësisht se ata kanë rëndësi në lidhje me menaxhimin e situatës, kontributin në fushatë dhe me cilësinë e qeverisjes vendore prejt tyre. Ndërkohë që kreu i bashkisë së Sarandës, ish-deputeti Stefan Çipa ka qënë konçiz në atë që ka deklaruar, duke e lënë gjithçka në dorën e kryesisë për organizimin e tërë punës në përzgjedhjen e emrave që do jenë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2013.

Viti elektoral ka filluar, ndërkohë që një përgjegjësi të madhe për fushatën përpos krerëve socialistë nga qendra në bazë dhe forume, kanë dhe krerët e bashkive ku qeverisin socialistët. Në këtë kontekst, kush do ketë më shumë peshë në propozimin e listës së kandidatëve për deputetë?
Besnik Baraj, deputet dhe ish-kreu i PS Tiranë: Unë mendoj që prezantimi i emrave për kandidatë për deputetë lidhet me profilin e çdonjërit, sa i bazuar është ky profil pozitiv dhe i vlerësuar mbi të gjitha nga komunitetet ku do jetë deputet. Dhe ky vlerësim do të ishte një garanci për të maksimalizuar votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sigurisht si çdo subjekti elektoral, dhe PS i intereson që të paraqesë kandidatura sa më përfaqësuese me një reputacion sa më pozitiv në komunitet, figura të spikatura, të njohura që thithin vota në favor të PS dhe opozitës. Këto s'mund të realizohen dot nëse për këto kandidatura vendos një individ, kushdoqoftë ky. Këto kandidatura, unë jam i bindur që do të vlerësohen, do të sygjerohen dhe do të merren mendimet qoftë të strukturave të bazës siç është anëtarësia, qoftë dhe nga burimet e tjera që janë pushteti vendor, bashkitë e komunat, informacione që do vijnë nga Shoqëria civile dhe në përgjithësi nga votuesi shqiptar. Mbi bazën e këtyre informacioneve do të bëhet pastaj sinteza e vlerësimit të çdo kandidati, në mënyrë që ajo listë të jetë sa më cilësore dhe sa më përfaqësuese në zonën ku do të paraqitet. Në këtë kontekst unë nuk do të personalizoja se do të kenë peshën kryesore kryetarët e bashkive. Ata do kenë përgjegjësinë më të madhe në menaxhimin e situatës, sepse në fund të fundit suksesi i një deputeti në zonë do varet nga emri i tij, nga profili i tij por njëkohësisht do të varet dhe nga cilësia e punës së bashkisë. Kështu e kam kuptuar, më sensin që ajo bashki që ka krijuar një raport, një imazh pozitiv në komunitet, sigurisht që krijon premisat për të maksimalizuar votat e socialistëve e për të mbledhur votat e elektoratit. Prandaj them që pesha e kryetarëve të bashkive do jetë shumë e rëndësishme në fitoren tonë, sepse kjo do të lidhet direkt me vlerësimin e qytetarit për cilësinë e shërbimi që kjo qeverisje.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike