TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të përzgjedhë të premten gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor.

Gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme pasditen e së martës, KLD miratoi listën me gjyqtarët e Gjykatave të Apelit të Republikës së Shqipërisë, për t’u përfshirë në procedurën e hedhjes së shortit, për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor.

Mbledhja u zhvillua pas shpalljes së Dekretit të Presidentit Nishani për datën e zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen me 23 Qershor të vitit të ardhshëm.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që procedura e shortit për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve, që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor do të zhvillohet ditën e premte, më 7 Dhjetor në ambientet e KLD.

(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)