Zgjedhjet 2013, PS, AK e FRD
kundër Kolegjit Zgjedho

Zgjedhjet 2013, PS, AK e FRD <br />kundër Kolegjit Zgjedho
TIRANE - Opozita reagon kundër vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për shtimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm. Partia Socialiste e cilëson një veprim provokues dhe i rrezikshëm i ndërmarrë nga Institucioni i kontrolluar nga kryeministri Berisha. Aleanca Kuq e Zi deklaron se zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik pasi partia në pushtet po përgatit masakrën elektorale dhe po orkestron vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Ndërsa përfaqësuesi i FRD, Afrim Krasniqi thotë se ky vendim "është produkti i parë i Reformës Zgjedhore"

PS: BERISHA KONTROLLON KOLEGJIN ZGJEDHOR

Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se urdhëroi administratën e KQZ-së të shtojë numrin e KZAZ-ve dhe se Kolegji Zgjedhor i kontrolluar nga Berisha po kërkon t’i japë vetes të drejtat e një Institucioni më të lartë zgjedhor se KQZ-ja. Sipas Gjiknurit po vihen në rrezik standardet e vendimmarrjes.

“Shtimi i ZAZ në vetvetedamian gjiknuri dhe sipas variantit PD- KQZ nuk përbën problem për PS por natyra e vendimit të Kolegjit krijon precedentë të rrezikshëm për besimin e palëve dhe rregullat që kanë shkruar dje.”- tha sekretari për Çështjet Zgjedhore, në PS, Damian Gjiknuri në një prononcim për median sot në mesditë nga selia rozë.


Ai akuzoi kryeministrin se “po përdor Kolegjin si instrument partiak në shërbim të tij.”  “Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e rregullave të vendosura në zgjedheve. Pavarësisht nga roli që Kolegjit kërkon të ti japë vertes si një KQZ më e lartë”- nënvizoi më tej deputeti socialist Damian Gjiknuri.

Gjiknuri i cili në PS mban postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore shtoi se “veprimet provokojnë popullin, por votuesit do të dijnë ti dalin përzot votës së tyre, pavarësisht rolit që do të luajë Kolegji i kontrolluar nga Sali Berisha”.

AK:  PD PO ORKESTRON VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për shtimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në AK Rezar Balla, (foto) deklaroi se zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik pasi partia në pushtet po përgatit masakrën elektorale dhe po orkestron vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit.
Rezar Balla
“Dje u bëmë dëshmitarë të etjes së pashembullt të partisë-shtet, e cila tregoi se është e gatshme për të bërë gjithçka që të mbajë pushtetin me çdo kusht dhe metodë. Ditën e djeshme ra këmbana e parë e alarmit se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit janë në rrezik dhe larg standardeve të kërkuara nga Bruskeli dhe institucionet ndërkombëtare. Kjo këmbanë alarmi është oguri më i keq për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbajtja e të cilave është vetëm 6 muaj larg, zgjedhje që BE i ka cilësuar si deçizive për rrugën drejt integrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Balla.

Balla theksoi se “me vendimin e djeshëm të shtimit të Zonave të Administrimit Zgjedhor partia-shtet arriti një prej qëllimeve të saj, atë të garantimit të kohës për vjedhjen e zgjedhjeve të 23 qershorit". Balla deklaroi se Berisha po ushtron presion politik mbi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe theksoi se konsensusi PD-PS për Kodin Zgjedhor ishte fatal pasi do të ketë impakt negativ në zgjedhjet e 23 qershorit.

Më tej AK bën apel dhe thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtarë në vendin tonë dhe OSBE/ODIHR “të jenë të vëmendshme përballë masakrës elektorale që partia-shtet po orkestron për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit”.



FRD: PRODUKT I REFORMES ZGJEDHORE PD- PS

Fryma e re Demokratike deklaron se Kodi Zgjedhor në të gjithë elementët e tij është produkt jotransparent i bisedimeve dhe marrëveshjeve midis dy partive të vjetra politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
oketa ne frd Sipas Oketës, (Foto)  Sekretar i Përgjithshem i FRD-së, çdo debat dhe mospërputhje në qëndrimet e tyre gjatë zbatimit të Kodit nxjerr në pah shkallën e lartë të mosbesimit dhe përpjekjeve për të imponuar modele të njëanshme vendimmarrjeje nga një produkt dypartiak konsensual, i cili sipas FRD-së, nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ligji më i mirë i mundshëm dhe i nevojshëm për stadin aktual në Shqipëri.

"Gjithësesi FRD bën publikisht përgjegjës kryesor Kryeministrin dhe mazhorancën në qeveri për të gjithë problematikën e përgatitjes dhe administrimit zgjedhor. Ata kanë përgjegjësinë kushtetuese, kanë deleguar dhe zgjedhur të gjithë hirerakinë e administrimit zgjedhor, kanë detyrime institucionale dhe administrative dhe kanë edhe mekanizmat e nevojshëm për garantimin ose cënimin e integritetit të zgjedhjeve të qershorit 2013."- deklaroi Oketa.

FRD garanton anëtarësinë dhe mbështetësit e saj, se pavarësisht problematikave që mazhoranca po krijon në KQZ apo Kolegj, vota masive e 23 qershorit do të bëjë ndarjen finale nga modele të tilla abuzuese me zgjedhjet dhe do të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Shqipëri




Në një reagim në Twitter Sekretari politik i Frymës së Re Demokratike, Afrim Krasniqi Krasniqi shkruan se Kolegji Zgjedhor vendosi dje në mënyrë të paanshme dhe si gjithmonë pro qeverisë. krasniqi thekson se ky është produkt i parë i reformës zgjedhore.

“Kolegji Zgjedhor u mblodh, shqyrtoi dhe vendosi në mënyrë të paanshme, si përherë: pro qeverisë. Është produkti i parë i Reformës Zgjedhore”, shkruan Krasniqi në Twitter.
afrim krasniqi ne twitter per Kolegjin zgjedhor
(Në foto profili zyrtar i Afrim Krasniqit në Twitter)

KOLEGJI ZGJEDHOR: 89 ZAZ NE GJITHE VENDIN
Kolegji Zgjedhor vendosi dje të pranojë pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike për marrjen e një vendimi mbi ndarjen e ZAZ-ve, pas dështimit të arritjes së kuorumit të nevojshëm në KQZ. Por Kolegji hodhi poshtë kërkesën e PD-së për të çuar në 100 nr. e ZAZ-ve, duke pranuar kështu kërkesën e administratës së KQZ-së prej 89 ZAZ.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Koli Bele e quajti vendimin e Kolegjit zgjedhor në kundërshtim me ligjin dhe përsëri qëndrimin e PS-së në lidhje me këtë çështje.

“Kjo është një lojë që nuk duhet hapur. Rregullat shkruhen në KQZ. Ky ishte qëndrimi ynë i qartë dhe kjo vendimmarrje është në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Bele.

Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se propozimi i PD ishte i bazuar në ligj dhe synon rritjen e shpejtësisë në numërimin e votave. Bylykbashi theksoi se PS vazhdon me qëndrim bllokues dhe injoron rekomandimet e ODIHR.

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar