Zgjedhjet 2013, PS me shumicë
në 45 KZAZ, PD në 44 KZAZ

Zgjedhjet 2013, PS me shumicë<br />në 45 KZAZ, PD në 44 KZAZ
TIRANE- Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përbëhen nga 2 anëtarë të Partisë Demokratike, dy të Partisë Socialiste dhe nga 1 anëtar të LSI-së dhe PBDNJ-së. Anëtari i shtatë i KZAZ-së do të përzgjidhet në bazë të këtij rregulli: PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura në numrin çift. PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve me numrin tek.

Nga 89 KZAZ që do të ngrihen në zgjedhjet e 23 qershorit, PS i takon të ketë shumicën e përbërë nga 3 anëtarë në 45 KZAZ, ndërsa në PD ka shumicën në 44 KZAZ

KQZ, shqyrtoi sot projekt-vendimin "Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë në KZAZ" si dhe projektvendimin "Për miratimin e proçedurës së shortit për anëtarin e 7 - të të KZAZ" dhe vendimet u morën unanimisht.
 
Shorteu për anëtarin e 7 nuk rezervoi ndonjë surprizë në Qarkun e Tiranës ku si PS ashtu edhe PD do të kontrollojnë nga 9 ZAZ. Përveç atij të Tiranës, janë edhe 6 qarqe të tjera ku dy forcat politike do të kontrollojnë një numër të barabartë ZAZ-shë: Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Korça dhe Gjirokastra. Ndërsa në Qarkun e Durrësit Partia Socialiste do të ketë shumicën në 4 ZAZ kundrejt 3 të Partisë Demokratike. Interesant edhe Qarku i Beratit ku demokratët do të kenë shumicë votash në 3 ZAZ kundrejt 2 të socialistëve.

KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: a)dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare,një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik sipas kësaj shkronje,grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë", thuhet në kod. Kjo ishte mbledhja e parë e KQZ-së për 2013
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Holanda zhvendoset djathtas

Holanda zhvendoset djathtas