Zgjedhjet 2023, Duka zbardh takimin e Berishës me aleatët: Disa deputetë të Alibeajt, të gatshëm për t'iu bashkuar koalicionit opozitar

Të gjithë forcat opozitare duhet të bashkohen që të shkojnë në zgjedhjet vendore 2023 me 1 kandidat. Kështu tha kreu i PAA, Agron Duka duke zbardhur detaje nga takimi me Sali Berishën me grupet e vogla gjatë ditës së djeshme. 

Propozimi i Sali Berishës është pranuar nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi, duke e lënë totalisht të vetëm në këtë betejë Enkelejd Alibeajn dhe grupin e tij, por Duka tha se ka bërë bisedime me disa deputetë që mbështesin Alibeajn dhe thonë se janë të gatshëm për t'u bashkuar koalicionit opozitar me Berishën dhe  të shkojnë në zgjedhje me kandidaturë të përbashkët. Shpesh disa prej deputetëve të grupit të Alibeajt kanë qenë të mendimit që në zgjedhje opozita duhet të dilte me një kandidat të vetëm, por nuk kishin bërë asnjë hap drejt kësaj rruge.

Duka sugjeroi që kandidatët e partive të tjera opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura. 

“Kandidatura duhet të jetë e dakordësuar nga të gjithë forcat opozitare, përfshirë Berishën. Ai e mirëpriti parimisht dhe në detaje tha se do të diskutojë me partitë e tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të shkëputur nga grupi Alibeaj kanë shprehur gatishmërinë për kandidaturën e përbashkët. Rezultati i takimit me Berishën mu duk premtues, i gatshëm për bashkëpunim, Të njëjtën gjë kemi dëgjuar nga Meta. Nëse do të tentojmë të dalim me kandidatura, do të përsërisim 6 marsin dhe do të dështojmë.

Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura. Nëse do ishte gjendje normale e PD, natyrisht që mund të hynim në biseda negociata. Nëse nuk bëhet kështu, do jetë e vështirë që ngjyra politike e hartës së Shqipërisë të ndryshojë dhe do të mbetet rozë”, tha Duka.

Një ditë më parë, pas dakordësisë së arritur me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, Sali Berisha ka arritur një marrëveshje edhe me partitë aleate të PD-së. Meta ia ka lënë në dorë Berishës që të zgjedhje kandidatët për vendoret, ndërsa do të ulen për negociata që Partisë së Lirisë t’i lihen bashki të caktuara. Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin, e ndërsa edhe këtë çështje Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për Bashkitë të mbahen sa më shpejt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Jashtë koalicionit të Berishës me partitë e vogla, Idrizi s’përjashton mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën: Do jemi në kontakt me forcat politike

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili nuk ishte dje i pranishëm si aleat me Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 2023, u shpreh se do të jetë në kontakt me forcat politike relevante. Idrizi nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën.

‘Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë PDIU është e interesuar të ketë këshilltar, por mund të ketë dhe zona ku të ketë kandidatë.  Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qendrimet tona. Ai grupim që ka qenë dje te Berisha ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik dhe unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupi.’- tha Idrizi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje